Një këndvështrim gjithëpërfshirës mbi Lëvizjen Gylen

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Analizat » Një këndvështrim gjithëpërfshirës mbi Lëvizjen Gylen

Një këndvështrim gjithëpërfshirës mbi Lëvizjen GylenLëvizja Gylen vazhdon të zgjojë interesin e akademikëve nga e gjithë bota të specializuar në fushën e sociologjisë dhe shkencave politike.

Studimi i fundit mbi “Lëvizjen e vullnetarëve” e cila ka shërbyer si temë masteri dhe doktorature për shumë studiues, është realizuar nga Prof. Helen Ebaugh, nga dega e sociologjisë së Universitetit Houston. Studimi i Ebaugh i publikuar në Amerikë në muajin Mars “The Gülen Movement: A Sociological Analysis of a Civic Movement Rooted in Moderate Islam” është përkthyer në turqisht nga shtëpia botuese Dogan me titullin “Lëvizja Gylen”. Vitet e fundit po shtohet interesi i treguar ndaj shkollave dhe institucioneve të hapura nën mbështetjen e Fethullah Gylenit jashtë vendit dhe veçanërisht në Amerikë. Studimi me nëntitullin “Analiza sociologjike e një lëvizjeje shoqërore civile me bazë fetare” i Ebaugh përpiqet të analizojë me anë të metodave sociologjike ideologjinë, bazamentin historik, burimet dhe motivimin e Lëvizjes së Vullnetarëve.

Një nga veçoritë më të rëndësishme e cila e dallon studimin “Lëvizja Gylen” nga të tjera të ngjashme me të mund të themi që qëndron në përdorimin e një këndvështrimi gjithëpërfshirës nga ana e Ebaugh, pa u zhytur në ujëra subjektive dhe emocionalë dhe pa dalë jashtë kornizës së vizatuar. Gjatë një studimi pothuajse trevjeçar, Ebaugh viziton shkollat, spitalet, institucionet ekonomike të hapura nën mbështetjen dhe nxitjen e Gylenit në Stamboll, Ankara, Antalya, Izmir, Bursa, Konya dhe Shanlıurfa. Takohet dhe realizon intervista me doktorë, mësues, drejtues, biznesmenë, punëtorë e nxënës. Pasi takohet dhe me drejtuesit dhe punonjësit e Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, televizionit Samanyolu, gazetës Zaman, fondacionit “A ka njeri?” Ebaugh ka qenë e ftuar në dhjetë shtëpi të lidhura me lëvizjen. Ja si i shpjegon aspektet më të veçanta gjatë këtij procesi të gjatë studimor: “Çështjet më të rëndësishme për mua ishin mënyra e fillimit të këtyre projekteve dhe institucioneve, harxhimet e bëra, burimet financiare, zgjidhja e problemeve financiare brenda një periudhe të limituar, gjendja e tanishme ekonomike, të ardhurat. Dhe një pikë tjetër mbi të cilën kam punuar ishte të vërtetoja nëse ekziston lidhja apo mbështetja e shtetit përsa i përket ndërtesave apo taksave të zbritura, sepse nuk ishte e thënë që këto projekte të bëheshim vetëm me para.”

Nga burojnë të ardhurat?

Ebaugh e mbështet studimin e saj mbi dy teori: teoria e burimeve të shumanshme dhe teoria e përkushtimit organizativ. Ajo e ndërton studimin mbi tri pyetje bazë të këtyre dy teorive:

  • Parë nga ana sociologjike, cilat janë mekanizmat e përkushtimit organizativ të cilat shpjegojnë aktivizimin e përpjekjeve dhe dëshirës së miliona turqve si brenda vendit ashtu dhe në diasporë të lëvizjes Gylen?
  • Si ndikojnë mekanizmat financiarë tek ndjenjat e përkushtimit, solidaritetit të personave që mbështesin lëvizjen përsa i përket transmetimit të burimit tek projektet e shërbimit?
  • Cilat janë aktivitetet ekonomike përsa i përket institucioneve të lidhura me lëvizjen dhe çfarë lidhje ekziston mes njerëzve brenda lëvizjes me këto institucione nga ana ekonomike?

E thënë ndryshe, pyetjes “Nga vijnë gjithë këto të ardhura”, Ebaugh duket se ia ka gjetur burimin. Ato që janë kureshtarë le ta lexojnë në libër. Në fund të studimit, tek kapitulli “Konkluzione”, shkrimtarja shkruan përgjigjet e tri pyetjeve të formuluara në fillim nën kornizën e teorisë themelore. Për t'u kuptuar lehtë nga të gjithë, Ebaugh ka ndjerë të nevojshme dhe analizimin e marrëdhënieve shtet-fe në Turqi. Krahas kësaj, edhe pse në fillim të studimit nuk u kishte dhënë hapësirë, ajo ka bërë 25 intervista me persona të cilët kanë kritikuar ashpër lëvizjen gjatë këtyre tre viteve. Kritikave të rënda si “krijimi i një shteti islamik, agjentë të sigurimit, agjentë të SHBA, shpëlarje e trurit të njerëzve, krijimi i një komuniteti të fshehtë”, etj Ebaugh u përgjigjet në fund të kërkimeve të bëra.

“Nuk është një lëvizje politike, por një lëvizje sociale”

Pak muaj para përkthimit në turqisht të librit të saj, Helen Rose Ebaugh ishte shprehur kështu në një artikull të muajit prill për gazetën Zaman: “Gyleni dhe ata që e mbështesin në shumicën e rasteve nuk preferojnë të hyjnë në diskutime politike. Prandaj ashtu siç nuk kanë themeluar ndonjë organizatë politike, gjithashtu nuk kanë marrë përsipër ndryshimin e strukturave politike. Lëvizja Gylen është një formacion që ka zgjedhur të jetë një lëvizje sociale në vend të lëvizjes politike. Përpiqet të nxisë dhe të stimulojë njerëzit drejt progresit shkencor, si dhe në zhvillimin e tolerancës dhe të mirëkuptimit.”

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message