Në shkrimet dhe bisedat e tij, Fethullah Gylen e përqendron konceptin e tij islam në një “trekëmbësh”, njëra këmbë e të cilit është vendi ku mësohet e përftohet morali islam. Këto vende, bashkë me medresetë, të cilat janë shkollat ku mësohen disiplinat islame, ai i paraqet si dy gjysmat e një të tëre. Në fakt, medresetë nuk kanë qenë institucione ku është dhënë vetëm mësim feje. Kuptimin terminologjik fjala “medrese” e ka “vend ku bëhet mësim” dhe në medrese, bashkë me mësimet fetare janë zhvilluar edhe mësimet e shkencave të tjera. Mirëpo në shekujt e fundit, shkencat pothuajse nuk jepen më në medrese dhe si rezultat i ndikimit nga perëndimi, lëndët fetare janë shkëputur krejtësisht nga lëndët shkencore. Kështu që lindi nevoja e shkollave ku jepeshin vetëm lëndë shkencore-mektepet. Porse sikurse njeriu, që është një i tërë me organet e tij trupore, qelizat, mendjen, zemrën e ndërgjegjen, ashtu edhe Islami është një i tërë, që nuk mund të trajtohet pjesërisht apo i ndarë në vetvete. Si medresetë, vendet ku studioheshin lëndët fetare dhe morali islam, ashtu edhe vendi ku lexohej libri i gjithësisë dhe studioheshin lëndët shkencore, duhet të ishin nën të njëjtën strehë dhe duhej të formonin një tërësi në vetvete. Sepse këta janë të pandara nga njëra tjetra në konceptin e Islamit të Fethullah Gylenit. Këtë temë ai e shpjegon në mënyrën e vet karakteristike gjatë një fjalimi në Adapazar, në maj të 1980.

“Të tillë, që kanë arritur paqen e Shokëve të Profetit e Pasuesve të tyre… Që në emër të dijes e moralit, përjetojnë nëpër institucionet shkollore pasionin, emocionin e thellësinë e ndjenjave të Shah Gejlanit e Ahmet Bedeviut… Të ngopur me dituri Islame… Të plotësuar me njohuri shkencore, jo më pak se ajo e niveleve enciklopedike… Jo prej atyre që e shohin Islamin vetëm me një sy dhe jetojnë një jetë të njëanshme, po të gjithanshëm… Të ditur e të logjikshëm, me mendje nën urdhrin e zemrës, e me ndjenja të mbushura me pasion, emocion e njohje… Natën e zbukurojnë me adhurim, buzën me përmendje e falënderim… Zemrën e mbushin me dëshirën e pasionin e vrullshëm që i jep mirësia, drejtësia e ndershmëria dhe me bukuritë që i jep humanizmi e natyra e tyre pozitive… Të devotshëm e altruistë, me mprehtësinë e pagabueshme që i jep mendimi kuranor e me vlera të jashtëzakonshme në trajtimin e botës, jetës, sendeve e ngjarjeve… Që jetojnë duke u dhënë jetë të tjerëve… Që arrijnë të jenë pasqyrues të Kuranit me fjalët e veprat e tyre brenda kushteve të mentalitetit aktual… Që njohin shumë mirë qarkun social, ekonomik e politik të kohës që jetojnë, të aftë të parashikojnë e të gjykojnë si një besimtar i vërtetë gjithë ç’ndodh rreth e përqark…”

Në një tjetër shkrim të tijin, teksa përshkruan besimtarin e vërtetë, Fethullah Gylen thekson vetitë e tij morale e intelektuale duke i renditur në këtë mënyrë: “Një dashuri e pakufi, që rrjedh nga besimi dhe njohja e Zotit, e cila përshkon shkallë-shkallë gjithë ekzistencën. Okupim me dije e shkencë, me kriteret e mendjes, logjikës e ndërgjegjes. I aftë të rishikojë përvojat e vëzhgimet e veta humane e t’i perceptojë ato në tërësinë e Kuranit dhe të arrijë të kritikojë me objektivizëm për të dalluar të saktën nga e gabuara. Posedues i një karakteri të formuar dhe i ndërgjegjshëm që thellësitë e vërteta humane janë ato që duhen kërkuar e gjetur në vetitë pozitive të mendjes dhe ndjenjës. I lirë në mendim dhe i aftë të mbështesë mendimin e lirë. I ndërgjegjësuar për rëndësinë e mendimit kolektiv dhe i aftë të mendojë në kolektiv, i zoti të analizojë ngjarjet e idetë dhe i formuar si nga ana estetike, ashtu edhe nga ajo artistike e të menduarit.” (Ruhumuzun Heykelini Dikerken, 27-8)

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message