Ideja e aksionit te Fethullah Gyleni

Gyleni e trajton aksionin si të pandarë nga mendimi, por ndryshe nga shumica, përparësinë ia jep aksionit. Sipas tij: “Ekzistenca e vërtetë kalon nga aksioni e mendimi; nga një aksion e mendim që është në gjendje të ndryshojë edhe vetveten, edhe të tjerët.”

“Ngjarja më e rëndësishme dhe më e domosdoshme në jetesën tonë është aksioni. Duhet të jemi në një gjendje aksioni të përhershëm, mendimi të përhershëm dhe në lëvizje të përhershme, duke marrë mbi vete përgjegjësitë që na takojnë. Nëse nuk veprojmë si vetvetja, do të hyjmë nën ndikimin e vorbullave të lëvizjeve, planeve e mendimeve të të tjerëve dhe do të detyrohemi të përfaqësojmë episod pas episodi aksionet e tyre”, thotë Gyleni.

Ky mendim i tij ka një rëndësi të veçantë, sepse në ditët tona, gjithë rrymat që i janë afruar ideologjikisht Islamit, në shumicën e rasteve i kanë bazuar lëvizjet e tyre në këtë themel dhe nuk i kanë shpëtuar të qenurit reaksionarë. Ata i kanë konceptuar problemet e aktualitetit si probleme të përhershme e të përgjithshme dhe janë detyruar të sillen sipas tyre, duke performuar kështu një Islam që vepron sipas kushteve që dikton aktualiteti. Disfata dhe dështimi i këtij reaksionizmi, nga njëra anë ka sjellë revizione të vazhdueshme të teorive të tyre, nga ana tjetër është bërë shkak që Islami të keqkuptohet e të mos njihet si duhet. Kurse në mendimin e Gylenit, aksioni është themelor dhe i pavarur nga ideologjitë e jashtme dhe politikat aktuale. Rruga e tij përcaktohet si “vetvetja” dhe mendimi i tij bazohet në shtylla solide.

Gyleni shkon dhe një hap më tej dhe e cilëson aksionin si veprimtari për të përmbushur qëllimin e krijimit. Në këtë sens, aksioni, sipas tij, është sikur e tërë jeta e njeriut, kurse mendimi, si një aksion i brendshëm, është një dimension i rëndësishëm i kësaj jete.

“Me një përcaktim më të këndshëm, aksioni është një përqafim i brendshëm, i sinqertë e i përzemërt i gjithë ekzistencës, duke i dëshmuar asaj një kujdes të veçantë e duke përparuar nëpër korridoret e saj drejt eternitetit. Gjithashtu, është edhe vendosja e botës individuale në orbitën që krijimi ka për qëllim, duke përdorur gjithë vullnetin, forcën, si dhe sekretin e marrë nga Pushteti Pafund. Për sa i përket mendimit, edhe ai është një aksion i brendshëm. Një mendim sistematik dhe i përqendruar në qëllimin e tij, mundëson zgjidhjen e çdo enigme që hasim gjatë ekzistencës, duke e kërkuar përgjigjen sërish te ekzistenca… Shpirti i njeriut gërshetohet aq shumë me botën gjatë mendimit, sa fiton thellësi në vetvete… Mendimi është zbrazja në vetvete e njeriut për t’i hapur vend eksperiencave metafizike në botën e tij të brendshme. Nëse shkalla e parë e mendimit është kjo, shkalla e fundit e tij është të menduarit me veprim.”

Gyleni e sheh aksionin si një arritje të njeriut në thelbin e tij dhe si përpjekje për të përcjellë edhe të tjerët në këtë arritje dhe thekson se ky funksion i mendimit mund të arrihet vetëm duke e bazuar atë në Islam. Sepse Islami, duke qenë një rrugë që lartëson jetën materiale e trupore të njeriut në nivelin e jetës shpirtërore, arrin ta lartësojë edhe aksionin në orbitën e tij të vërtetë. Në këtë sens, aksioni mund të shprehet edhe si emërtimi i të përjetuarit të Islamit. Një sens i tillë dhe një shkrirje e tillë me shpirtëroren, duke zbuluar talentet e aftësitë që ka njeriu në thelb, arrin të garantojë edhe ekzistencën edhe përjetësinë e tij.

Gyleni beson se aksioni, i cili duhet të përparojë në aspektin shoqëror, i mbështetur nga krahët e fesë, shkencës, filozofisë e artit, është në gjendje të shpëtojë brezat nga kotësia e pasiviteti dhe të realizojë mendimtarët, shkencëtarët, artistët e filozofët e së nesërmes. Sipas tij: “në këtë mënyrë, të gjitha rrugët do të gumëzhijnë nga dituritë si korridoret e universiteteve… burgjet do të shndërrohen në fole mësimi… Shtëpitë do të blerojnë si kopshtet e parajsës. Në çdo aspekt, feja dhe shkenca do të jenë krah për krah. Besimi dhe mendja do të shpërndajnë anembanë frytet e tyre të shumëpritura… e ardhmja do të çojë kryet e do të zhvillohet në gjirin e shpresës, të vullnetit dhe mirësisë shumë më e pasur, shumë më e larmishme se në gjithë utopitë… televizionet, gazetat e revistat do të përçojnë ngado dritë, urtësi e bekim… dhe kushdo, përveç ca mjeranëve të braktisur nga historia, do të shëtisë në këtë pranverë që i ngjan parajsës duke shijuar ujin e burimit të shenjtë. (Statuja e Shpirtrave Tanë, 52-9)

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message