Veprat

Home » Albanian (Shqip) » Jeta » Biografi » Veprat

Sot, Fethullah Gylen komunikon me shtresa më të gjera me anë të kanaleve të informacionit masiv. Megjithëse një personalitet i njohur, ai është ruajtur vazhdimisht për të mos u përzjerë në politikë. Parashikohet që Fethullah Gylen të ketë miliona dashamirës.

Biografia e tij e titulluar "Bota ime e vogël" (Küçük Dünyam), e botuar për herë të parë më 1995, tani ka arritur botimin e pesëdhjetë. 

Krahas kontributit me shkrime për shumë revista, Fethullah Gylen përgatit kryeartikujt e revistave "Shpresa e Re" (Yeni Ümit), "Burimi" (Sızıntı), "Shiu" (Yağmur) dhe "The Fountain". Krahas më shumë se 40 librave që radhiten ndër librat më të shitur, shumica në Turqi, dhe qindra artikujve të botuar, Fethullah Gylen ka të regjistruar me zë dhe figurë shumicën e predikimeve. Ai ka zhvilluar biseda të panumërta mbi shumë çështje fetare e shoqërore. Disa nga librat e tij janë përkthyer dhe botuar në anglisht, gjermanisht, rusisht, bullgarisht, shqip, në dialektin zyrtar që përdoret sot në Indonezi, në dialektet turqishte të Azisë së Mesme, etj.

Mes admiruesve të Fethullah Gylenit janë disa analistë të shquar, akademicienë, përfaqësues të mjeteve të informacionit masiv, politikanë, burra shteti të Turqisë dhe të huaj. Admiruesit e shohin F. Gylenin si një novator të vërtetë dhe reformator shoqëror të pashoq që i vë në jetë ato që thotë, e konsiderojnë vullnetar të paqes, intelektual, dijetar fetar, mësues dhe predikues, poet dhe shkrimtar, mendimtar të madh dhe udhëheqës shpirtëror. Fethullah Gylen ua ka kushtuar jetën përpjekjeve për t’u dhënë përgjigje sëmundjeve të shoqërisë dhe nevojave shpirtërore të saj, është bërë i njohur dhe i famshëm me përpjekjet për edukimin edhe të ndjenjave krahas mendjes, për ta rigjallëruar dhe vënë në lëvizje tërë qenien, për ta bërë çdo njeri kompetent në fushën e vet në mënyrë që, me këto veti pozitive, të bëhet i dobishëm edhe për të tjerët.

Si përfundim, mund të themi se, për çdo njeri, fjalët mbeten gjithmonë të pamjaftueshme për ta përshkruar plotësisht jetën e tij, sidomos kur njeriu që përshkruhet, të jetojë apo të ketë jetuar krejt larg së zakonshmes!

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message