Lëvizja Gylen, dialogu dhe toleranca

Toleranca[1] dhe dialogu qëndrojnë ndërmjet dinamikave më të gjera dhe më thelbësore të lëvizjes Gylen. Këto dy koncepte, të zhvilluara fillimisht në një shkallë të ulët, janë kthyer në një nevojë për kulturën e pajtimit në shkallë botërore. Sot, ideja e grupeve të ndryshme që bashkëjetojnë në mënyrë paqësore, përbën një aspekt filozofik të cilin shtetet moderne po përpiqen ta formulojnë. Marrëdhëniet ndërkombëtare të Perandorive të shkuara ishin ndërtuar mbi bazën e konfliktit dhe të luftës. Qytetërime të ndryshme qëndronin të ndara nga mure të padepërtueshme; këto qytetërime mbështeteshin nga identitete politike, ideologjike dhe fetare. Në mënyrë të pashmangshme, kjo ka çuar shpesh në konflikte. Në vitet e gjata të mesjetës, marrëdhëniet ndërkombëtare rregulloheshin me anë të një “ligji zotimesh” i cili linte shumë pak hapësirë për shprehjen e ndryshimeve etnike apo fetare. Ligjet lokale të shteteve dhe të Perandorive nuk bënin përjashtim nga kjo lloj filozofie. Përgjatë gjithë mesjetës, beteja e njerëzimit për qytetërim, gjeti shprehje në konfliktet agresive dhe pasionante. Sot, me konceptet e reja të përftuara nga globalizimi, nevoja për dialog ndërmjet qytetërimeve dhe kulturave, ka hyrë në një fazë të re.

Lëvizja Gylen përbën një shembull të qartë të kësaj nevoje që ka marrë përmasa ndërkombëtare. Gyleni e forcon idenë e kësaj nevoje nëpërmjet themelimit të organizatave fetare, ligjore dhe filozofike. Një nga qëllimet bazë të veprimtarive të arsimit global, është ngritja e urave që do bëjnë të mundur vendosjen e komunikimeve ndërmjet feve dhe qytetërimeve. Luftërat shumëvjeçare të së shkuarës kishin të bënin me problemin e ekuilibrit të pushtetit që mbretëronte në marrëdhëniet ndërkombëtare të ditës. Ky ndoshta përbënte objektivin kryesor të të gjitha mbretërive politike dhe formacioneve fetare të së shkuarës. Por sot, njerëzimi nuk është më në një pozitë të tillë që të mund të mbajë mbi supe një konflikt të këtyre përmasave në shkallë globale. Sipas Gylenit, myslimanët e sotëm nuk duhet t’i modelojnë identitetet e tyre kulturore, sociale dhe ekzistenciale në përputhje me vlerat shkatërruese, të cilat i kanë rrënjët në konflikt dhe luftë. Këto nuk kanë të bëjnë fare me sistemin universal të vlerave të Islamit, në të cilin paqja, dialogu dhe toleranca përbëjnë parimet bazë. Sot njerëzimi nuk ndodhet në një pozitë të tillë që të mund të mbartë një konflikt të përmasave globale.

Ky është një parim të cilin Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, e vuri në zbatim në Medinë. Populli i Medinës ishte i përbërë nga grupime që i përkisnin feve dhe kulturave të ndryshme. Për të parën herë në histori, Profeti ndërtoi një sistem vlerash që synonte të ruante bashkekzistencën paqësore të këtyre grupimeve fetare. Ajo çfarë tregojnë dokumentet historike është se të drejtat dhe përgjegjësitë reciproke të identiteteve të ndryshme fetare dhe kulturore, ishin të përcaktuara qartësisht dhe ishte arritur një konsensus për këtë qëllim. Sipas kësaj marrëveshjeje, jomyslimanët do të ishin të lirë të praktikonin fenë e tyre, mënyrën e tyre të jetesës dhe të adhurimit. Askush nuk kishte të drejtë të ndërhynte në marrëdhëniet e tyre partneriale organizatash pluraliste në të cilat grupimet kishin autonomi fetare, ligjore dhe kulturore. Aliu, Kalifi i katërt, do ta formulonte këtë liri pluraliste në një letër të cilën ia dërgoi Guvernatorit të Egjiptit, Malik bin Eshter, si një trajtesë sistematike ligjore të shprehjes së lirisë. Sipas Aliut, njerëzit që jetonin në rajone të qeverisura nga myslimanët, ishin të ndarë në dy grupe kryesore: njëri “vëllezërit tanë në fe, myslimanët” dhe tjetri “të barabartët tanë në krijim, jomyslimanët.” Të dy këto grupe njerëzish e gëzonin të drejtën e mbrojtjes. Përgjatë gjithë historisë, nuk ka ekzistuar kurrë një kulturë e cila të ketë qenë në gjendje ta vendosë “tjetrin” në një kontekst të tillë ekzistencial mbi baza humane dhe t’ia njohë vlerat atij. Ky përkufizim i Aliut, mbështetet tek thënia e Profetit: “Të gjithë njerëzit janë bij të Ademit dhe Ademi ishte prej balte.”

Ndërveprimi i myslimanëve të hershëm me popujt dhe kulturat fqinje i kishte rrënjët në parimet njerëzore dhe morale. Gjashtë shekuj më vonë u përjetua një zhvillim i ngjashëm. Mongolët të cilët mbretëronin në rajonin e Damaskut gjatë shekullit të trembëdhjetë, myslimanët, kristianët dhe hebrenjtë të cilët jetonin atje, i kishin marrë nën sundimin e tyre si skllevër. Një dijetar mysliman, Ibn Tejmije, shkoi të negocionte me komandantin mongol Kutllu Shah për lirimin e skllevërve. Mongolët refuzuan t’i lironin skllevërit kristianë dhe hebrenj së bashku me ata myslimanë. Dijetari u përgjigj me fjalët: “Lufta nuk do të ketë fund derisa të gjithë skllevërit të lirohen. Kristianët dhe hebrenjtë janë nën mbrojtjen tonë, ne nuk mund të pranojmë që edhe një i vetëm prej tyre të mbetet skllav.” Kutllu Shah pas kësaj u pajtua menjëherë t’i lironte të gjithë skllevërit.[2] Gjatë periudhave kur myslimanët i përmbaheshin parimeve të tolerancës dhe të dialogut, ata përsosën një perspektivë të gjerë dhe të praktikueshme që garantonte lirinë dhe jetesën e komuniteteve të ndryshme kulturore. Perandoria Otomane qe një ilustrim i qartë i këtij fenomeni.

Sot, lëvizja Gylen, mbron idenë e pluralizmit shoqëror të bazuar në parimin e tolerancës në shkallë globale. Ndryshe nga pluralizmi i së shkuarës që ishte i limituar për shkak të parimeve fetare, sot ne kemi nevojë për një bazë më të gjerë kulturore dhe politike mbi të cilën ta ndërtojmë atë. Pjesëtarë të qytetërimeve të ndryshme, duhet të japin kontribute pozitive në lidhje me këto koncepte me qëllim që të përftohet një kulturë e tillë pajtimi. Është e domosdoshme një rilindje e këtyre vlerave në mënyrë që në botë të vendoset ky pluralizëm i përbashkët dhe i jetueshëm. Vetëm atëherë, përpjekjet e lëvizjes Gylen do të marrin përgjigjen e kërkuar në shkallë globale.


[1] Në libër, tolerancë, është përkthyer për shkak të mungesës së një fjale më të përshtatshme, si ekuivalentja e fjalës turke hoşgőrü, e cila ka një kuptim më të gjerë në turqisht se sa tolerancë në shqip. E ndërsa tolerancë shpreh një shkallë faljeje, këtu duhet kuptuar si të pranuarit e njerëzve ashtu siç janë.

[2] Shih Jusuf Kardavi, Gayru’l Muslimin fi’l Muxhtemail Islami, f. 10.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message