Mesazhi Lidhur me Sulmet Terroriste te 11 Shtatorit

Home » Albanian (Shqip) » Dashuri dhe Tolerancë » Perspektivat Globale » Mesazhi Lidhur me Sulmet Terroriste te 11 Shtatorit

Unë dua ta bëj të qartë që çdo aktivitet terrorist, nuk ka rëndësi nga kush është ndërmarrë ose për çfarë qëllimi, është një goditje e rëndë për paqen, demokracinë dhe njerëzimin. Për këtë arsye, asnjë njeri – dhe, sigurisht, asnjë musliman – nuk mund ta aprovojë aktivitetin terrorist. Terrori nuk është pjesë e kërkimit të arritjes të pavarësisë apo shpëtimit. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm.

Edhe nëse në pamje të parë aktet e tilla duken se dëmtojnë objektivin, të gjitha aktivitetet terroriste në fund të fundit dëmtojnë më shumë terroristët dhe mbështetësit e tyre. Ky akt i fundit terrorist, i cili është më i përgjakshmi dhe më i dënueshmi, është më shumë se një goditje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës – ai është një goditje kundër paqes botërore si edhe kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore. Ata që e kryen këtë krim të shëmtuar mund të konsiderohen vetëm si njerëzit më mizorë në botë.

Ju lutem, më lini t’ju risiguroj që Islami nuk e pranon terrorizmin në asnjë formë. Terrorizmi nuk mund të shfrytëzohet për të arritur ndonjë qëllim islam. Një terrorist nuk mund të jetë musliman dhe një musliman i vërtetë nuk mund të jetë terrorist. Islami kërkon paqe dhe Kur’ani kërkon që çdo musliman i vërtetë të jetë një simbol i paqes dhe të punojë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut. Nëse një barkë ka brenda nëntë kriminelë dhe një njeri të pafajshëm, Islami nuk lejon që barka të fundoset për të ndëshkuar nëntë kriminelët, duke dhunuar kështu të drejtat e një personi të pafajshëm.

Islami respekton gjithë të drejtat individuale dhe deklaron qartë që asnjeri nuk mund dhunohet, edhe nëse kjo është në interes të komunitetit. Kur’ani deklaron që kush merr një jetë pa të drejtë, ka marrë si rrjedhim jetët e të gjithë njerëzimit, dhe kush shpëton një jetë, si rrjedhim ka shpëtuar jetët e të gjithë njerëzimit. Gjithashtu, Profeti Muhammed deklaron që një musliman është një njeri që nuk duhet të dëmtojë as me duar dhe as me gjuhë.

Unë e dënoj fuqimisht këtë akt të fundit terrorist në Shtetet e Bashkuara. Ai meriton vetëm dënim dhe përbuzje dhe prandaj duhet të jetë dënuar nga çdo njeri në botë. Unë apeloj tek gjithsecili për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Përpara se udhëheqësit amerikanë dhe populli t’i japin përgjigje këtij sulmi të neveritshëm jashtë zemërimit dhe dhimbjes së tyre të justifikuar, më lini të shprehem që ata duhet ta kuptojnë që një ngjarje e tillë e tmerrshme ndodhi dhe nuk mund të kthehet prapa, pra, le të shohim se si mund të shmangen tragjedi të ngjashme në të ardhmen. Ata gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin që dëmtimi i masave të pafajshme me qëllim ndëshkimin e pak njerëzve të fajshëm nuk është në dobi të tyre, më saktë, veprime të tilla vetëm do t’u japin zemër terroristëve nga shtimi i ndonjë zemërimi ekzistues dhe nga lindja e më shumë terroristëve dhe më shumë violence. Më lini t’u kujtoj që terroristët përfaqësojnë një pakicë tejet të vogël brenda çdo shoqërie apo feje. Le të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë, sepse vetëm nëpërmjet mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjelltë mund të parandalohet në të ardhmen një dhunë e tillë!

Unë e ndjej dhimbjen e popullit amerikan në thellësi të zemrës dhe i siguroj ata që unë lutem te Zoti i Plotfuqishëm për viktimat dhe lutem që Ai t’u japë atyre paqe dhe të gjithë amerikanëve të tjerë durimin e nevojshëm për ta mbajtur dhimbjen e tyre!

Unë dua ta shfrytëzoj këtë oportunitet për të transmetuar edhe një herë vlerësimin tim për gjithsecilin!

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message