Krijesat Njerezore dhe Natyra e Tyre

Home » Albanian (Shqip) » Dashuri dhe Tolerancë » Njeriu Ideal » Krijesat Njerezore dhe Natyra e Tyre

Njerëzit, reflektimi më i shkëlqyer i emrave, atributeve dhe veprave të Zotit, janë një pasqyrë e shndritshme, një frut i mrekullueshëm për jetën, një burim për të gjithë universin, një det që ngjan të jetë një pikë e vockël, një diell formuar si një farë e thjeshtë, një melodi e bukur sido që nga pikëpamja fizike e parëndësishme, dhe një burim për ekzistencën përfshirë i tëri brenda një trupi të vogël. Njerëzit mbajnë një sekret të shenjtë që i bën ata të njëjtë në mbarë universin me të gjithë pasurinë e tyre të karakterit, një pasuri që mund të ketë arritur në përsosmëri.

Njerëzit janë provat dhe interpretimet e më të Madhërishmit sepse cilësitë e dhëna atyre në emër të Zotit në këtë botë të përkohshme janë të hapura ndaj zhvillimit dhe, në fakt, kanë evoluar tashmë. Njerëzit janë shëmbëlltyra më e përkryer e Mjeshtrit të tyre, që reflektojnë pamjet më domethënëse. E gjithë ekzistenca bëhet një libër i lexueshëm vetëm me inteligjencën dhe maturinë e tyre dhe këto janë cilësitë e vërteta të ekspozuara. Mund të thuhet që Zoti është vetëm burimi për të gjithë pasuritë e mbarë universit, njerëzit – së bashku me gjithçka në dhe përreth tyre – në anën tjetër, janë dëshmi të shkëlqyera të Mjeshtrit të tyre.

Njerëzit që kanë gjetur me të vërtetë rrugët për te Zoti nëpërmjet esencës së tyre dhe që janë gjithashtu udhërrëfyes për të tjerët, kanë fituar të drejtën për të qenë dëshmues të Zotit. Ju duhet të keni një mundësi për t’i takuar këta njerëz, me qëllim që të shmangni konfuzionin dhe mëkatet. Nëse ju keni një vizion, me fjalë të tjera, nëse ju jeni të ndërgjegjshëm për fshehtësinë e Tij të shenjtë, do të thotë që ju të jeni në gjendje të shfaqni gjithçka në një dimension të ndryshëm. Sigurisht, njerëzit, mendimet e të cilëve janë të qarta siç është besimi i tyre, dhe me qëndrimet dhe sjelljen e tyre synojnë të kënaqin Zotin, e bëjnë me dije çdo njeri për Zotin kurdo dhe kudo që të gjenden. Njerëzit e tillë zgjojnë, në mënyrë të pavetëdijshme, mendimin që ata janë "dëshmitarë për Zotin."

Profeti Muhammed, Krenaria e Njerëzimit, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, ka arritur horizontet përtej engjëjve me aftësitë e tij, të cilat më vonë ai i shfaqi në një shkallë më të lartë, ishte fara dhe fruti i pemës së ekzistencës. Ndonëse njerëzimi i është shumë mirënjohës Zotit për këtë pemë gjenealogjike dhe cilësinë e frutave të saj, kjo nuk është e mjaftueshme. Në mënyrë thelbësore, e para gjë që të vjen në mendje kur shqiptohet fjala "njerëzor" është i Dërguari i Zotit, sepse nuk ka njeri tjetër në një shkallë aq të lartë si ai. Dhe megjithatë, kjo krijesë e lartësuar ishte gjithashtu fruti i pemës së jetës. Shkurtimisht, ndërsa krijesa njerëzore është më e nderuara në këto krijime, Profeti është krenaria e njerëzimit.

Kur tërë universi i paanë, me të gjithë pasuritë, përbërësit dhe historinë e tij, është lidhur me natyrën njerëzore, është bërë e qartë pse vlerat e njerëzimit tejkalojnë gjithçka. Gjithashtu mund të thuhet që Zoti e krijoi jo vetëm këtë botë, por edhe tjetrën në emër të arritjes së përkryrjes njerëzore. I Dërguari i Zotit e konceptonte botën tjetër, në të njëjtën mënyrë siç e drejtoi jetën e tij në këtë botë, duke zbutur dhimbjet me shpresat e botës tjetër, duke përjetuar qiejt nëpërmjet gjerësisë së besimit edhe përpara se ai në të vërtetë t’i drejtohej parajsës, ndërsa gjithashtu ndante me bashkëpunëtorët e tij çfarëdo që ndjente. Edhe njëherë duhet theksuar që pavarësisht nga paanësia e tij, ai ishte një njeri, fruti më i magjishëm dhe më i ndritshëm i pemës së njerëzimit.

Njerëzit, megjithatë, janë larg nga një aftësi e tillë, një arritje e merituar e trupësisë dhe sensualitetit të tyre. Për më tepër, gjithashtu mund të pretendohet që kur njerëzit janë të paditur rreth vetvetes ose ekzistencës së tyre, atëherë ata janë më poshtë se krijesat e tjera. Akoma, njerëzit, me intelektet, bindjet, ndërgjegjet, dhe shpirtrat e tyre janë vëzhgues dhe komentues për sekretet e shenjta që gjenden të fshehura mespërmes rrugëve të jetës. Prandaj, njerëzit, nuk ka rëndësi se si shfaqen, janë "modeli më i lartë," ata janë më të dashur nga çdo gjë tjetër. Islami nuk e vlerëson krijesën njerëzore pa shkuar në ekstremitet. Eshtë e vetmja fe midis të gjithë sistemeve të besimit, e cila e shikon njeriun si krijesën më të lartë të adresuar në drejtim të një misioni të posaçëm, të pajisur me potencialet dhe dhuntitë më të larta. Sipas Islamit, njerëzit janë më superiorët, thjesht sepse ata janë njerëz. "Me të vërtetë Ne e krijuam njeriun si qenien më të respektueshme." Përmes dorëzimit të tyre tek Zoti dhe tek i Dërguari i Tij, njerëzit e sigurojnë në mënyrë të pakthyeshme këtë post. "Lavdia i përket Zotit, të Dërguarit të Tij, dhe në këtë mënyrë, muslimanëve." Me përpjekjet dhe mundimet e tyre në tokë, ata bëhen gjithashtu të parapëlqyerit e Zotit. "Pa dyshim, Ne u tregojmë atyre që u përpoqën në udhën Tonë rrugën e suksesit dhe të kënaqësisë; Zoti është, sigurisht, me ata që e adhurojnë Atë, sikur të ishin duke e parë Atë." "Zoti i Gjithëmëshirshëm krijoi dashurinë në zemrat e njerëzve për ata që besojnë dhe veprojnë në përputhje." Kur’ani demostron superioritetin e natyrës njerëzore në çdo aspekt të tij në një mënyrë tepër të përplotësuar dhe koncize. Çdo gjë që njerëzit kanë pranuar, domethënë besimin e tyre, veprat e vlefshme, krijimin, është mbështetur në vlerat njerëzore, si një punë e thurur me penjtë e natyrës njerëzore. Natyra njerëzore u është dhënë njerëzve si një dhuratë, asnjë çmim nuk është kërkuar dhe asgjë nuk është pritur në kthim.

Të gjitha marrëdhëniet njerëzore janë ndërtuar brenda kësaj domethënieje, dhe në këtë kontekst këto lidhje janë gjithmonë të ndikuara prej saj. Një krijesë njerëzore, le të jetë burrë apo grua, i ri apo i vjetër, i bardhë apo i zi, është e respektuar, e mbrojtur dhe e pacënuar. Pasuria e tyre nuk mund të hidhet tutje dhe as dëlirësia dhe pastërtia e tyre nuk mund të përgojohet. Ata nuk mund të përzënë prej vendlindjes dhe pavarësia e tyre nuk mund të jetë mohuar. Ata, për më tepër, nuk mund të ndalohen të jetojnë në përputhje me parimet e tyre. Përveç kësaj, ata gjithashtu nuk janë lejuar të angazhohen në krime të tilla kundër të tjerëve. Ata nuk kanë të drejtë të shkaktojnë konflikte në këtë dhuratë që u është dhënë prej Zotit, ata janë vetëm pronarë të përkohshëm të kësaj bujarie, Zoti është pronari i vërtetë për gjithçka. Njerëzit janë ngarkuar vetëm me mbrojtjen e kësaj përgjegjësie të përkohshme. Njerëzit janë për ta ruajtur dhe mbajtur të sigurt këtë dhuratë që është e shenjtë për ta. Ata nuk dëshirojnë ta cënojnë atë, ose të lejojnë që ajo të vijë e dëmtuar. Kur të jetë e nevojshme, ata do të luftojnë dhe vdesin për të. Duke nxjerrë në pah rëndësinë e të drejtave të patjetërsueshme të natyrës njerëzore dhe duke theksuar superioritetin e krijesës njerëzore, Mbreti i Fjalës, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, e paraqet atë kështu:

Ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së pasurisë së tij është një martir. Ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së jetës së tij është një martir. Ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së të afërmve të tij është një martir. Dhe ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së vendlindjes të tij është një martir.[1]

Sa pranë gjendet sot njerëzimi me këtë nivel të kuptuari? Unë mendoj se për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje duhet të dalësh nga kornizat e këtij artikulli.

Në kushtet e besimit dhe lidhur me çështjet përkatëse të besimit, njerëzimi ka qenë i bekuar me diferencim. Me të vërtetë, kur krahasohet me universin e tërë, natyra njerëzore është superiore ndaj qiejve dhe ndaj engjëjve gjithashtu. Çdo gjë në tokë dhe në qiell është në shërbim të tij, dhe ata kanë të drejtë të vënë në përdorim stimujt për këtë. Zoti e bëri këtë dhuratë për njerëzimin për arsye të pafuqisë dhe nevojave të tyre. Zoti i vlerësoi krijesat njerëzore si të ftuara në këtë botë. Vetëm ata që besuan mund ta çmojnë një dhuratë të tillë. Besimtarët që janë të vetëdijshëm për domethënien e vërtetë të ekzistencës, do ta pranojnë me mirënjohje të gjithë universin si një pallat për ta dhe ata do t’i kenë të gjithë gjërat, të gjalla ose jo, si shërbëtorë të tyre.

Një hap më tutje, kur bisedohet rreth një njeriu që vepron me ndërgjegje dhe vullnet dhe gjithashtu rrëmon në thellësi të zemrës dhe shpirtit të tij, atëherë bëhet e vështirë për ta përshkruar një njeri të tillë. E vetmja rrugë për të lavdëruar një krijesë të tillë njerëzore, një person që ka shfrytëzuar vlerat e veta të mundshme dhe ka arritur majat, është të citosh Akifin[2]:

Ai është krijuar më i lartësuar edhe nga engjëjt,
Të gjithë botërat fshihen brenda tij dhe mbretëritë janë përfshirë tek ai.

Tani, pasi Zoti i ka falur të gjithë këto për ne, çfarë pritet prej nesh si njerëz? Kjo është me të vërtetë shumë e rëndësishme. Nëse ne e diskutojmë ose jo, ajo është një çështje që ekziston objektivisht. Vetëm nëse gjithsecili është i ndërgjegjshëm që një përgjegjësi e tillë e madhe ka rënë mbi ta.


[1] Tirmidhi, Dijet, 22 (1418-1421); Ebu Davud, Sunna, 32 (4772); Nesai, Tahrim, 22 (7, 115, 116); Ibni Maxhe, Hudud, 21 (2580).

[2] Mehmet Akif Ersoj: Poet i shquar turk me prejardhje shqiptare që ka shkruajtur gjithashtu himnin kombëtar turk. Kryevepra e tij poetike titullohet Safahat, Fletët, dhe është përkthyer shqip.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message