Lufta e Erdoganit kundër Lëvizjes dhe abdikimi i racionalitetit shtetëror në Turqi

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Analizat » Lufta e Erdoganit kundër Lëvizjes dhe abdikimi i racionalitetit shtetëror në Turqi

Lufta e Erdoganit kundër Lëvizjes dhe abdikimi i racionalitetit shtetëror në Turqi

Që prej skandalit të aferave korruptive të dhjetorit 2013, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i ka shpallur një luftë shfarosëse Lëvizjes Gylen (ose ndryshe Hizmeti). Fushata antigyleniste nisi me mbylljen e qendrave të kurseve përgatitore për në universitet, të cilat drejtoheshin nga ithtarë të lëvizjes dhe pasoi burgimin dhe keqtrajtimin e gazetarëve, burokratëve dhe biznesmenëve, që thuhej se kishin lidhje me lëvizjen. Operacioni është kthyer në burimin kryesor të legjitimitetit të Erdoganit në vitet e fundit. Erdogani ka përdorur jo vetëm forcën e dhunës së aparatit shtetëror, por edhe fuqinë e butë të manipulimit dhe të propagandës, për të shtypur dhe kriminalizuar lëvizjen, pa harruar të përmendim përpjekjen e tij të paepur për të ruajtur reputacionin që ai ka në botë.

Strategjia e Erdoganit kundër lëvizjes Gylen mund të karakterizohet nga “Teoria së Luftës Diversioniste” në shkencën politike, sipas së cilës liderët gjenerojnë vetë kriza të jashtme për të tërhequr vëmendjen e publikut të brendshëm, që ajo të mos jetë e përqendruar te pakënaqësitë e shkaktuara brenda vendit sajë qeverisjes së tyre, si dhe për ta përforcuar edhe më shumë fatin politik të tyre përmes një “përbashkimi rreth flamurit”. Duke gjallëruar të gjitha konfliktet dhe mosmarrëveshjet etnike dhe fetare ekzistuese, si dhe duke i shpallur si tradhtare disa organizma të shoqërisë civile, përfshi këtu edhe Lëvizjen Gylen, si rreziqe të sigurisë kombëtare, Erdogani ka kohë që ka zgjedhur të drejtojë përmes disonancave dhe dasive dhe ka praktikuar atë që quhet “Teoria e Luftës Diversioniste” në politikën e brendshme nëpërmjet demonizimit të aktorëve të brendshëm. 

Një shembull primar i taktikës në politikën e Erdoganit ka qenë edhe klasifikimi i Lëvizjes Gylen si një organizatë terroriste. Duke e barabitur lëvizjen me organizatat e terrorizmit radikal, si ISIS[1], ai shpresoi se do ta shpërbënte dhe ndryshonte perceptimin e volitshëm global që gëzojnë lëvizja dhe veprimtaritë e saj.

Sidoqoftë, e gjithë kjo armiqësi e thellë psikologjike dhe retorike nuk i shërbeu kurrfarë qëllimi, përveçse dëmtoi kredibilitetin e vendit në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që kategorizimi i lëvizjes si organizatë terroriste u vlerësia si tërësisht irracionale dhe e pabazë, po ta merrje në shqyrtim përballë qëndrimeve të mëhershme të Erdoganit. Lufta e tij kundër lëvizjes është përkapur si një vijimësi e lojërave të tij të pushtetit, si dhe si tregues i autoritarizmit të tij në rritje në vend.[2]

Taktikat e Erdoganit për të ushtruar një politikë të bazuar mbi diversion është reflektuar gjithashtu edhe në portretizimin që ai u ka bërë aktorëve të jashtëm. Për shembull, në vend se t’i drejtohej bazës së votuesve të tij, masave të konservatorëve dhe të nacionalistëve brenda Turqisë, ai kohët e fundit deklaroi se Evropa e krishterë kishte nisur një lloj kryqëzate të re ndaj Lindjes së Mesme myslimane, pra një luftë e re mes kryqit dhe gjysmëhënës[3]. Kjo është sa anakronike, aq edhe kundërthënëse, që nuk ka kurrfarë funksioni tjetër, pos konsolidimit të pushtetit të tij, përmes krijimit të një armiku imagjinar (fiksional). Pra, bëhet fjalë për një hap që e zhbën dialogun dhe bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, por edhe mes Lindjes dhe Perëndimit, në përgjithësi.

Kush nga Erdoganët është Erdogani i vërtetë? A është ai që shpreh dhe përfaqëson këtë botëkuptim të antagonizmit dhe polarizimit, apo ai që themeloi aleancën e qytetërimeve në vitin 2005, me një përpjekje për t’i thjeshtuar mes tyre tensionet ekzistuese mes dy botëve, Perëndimit dhe botës islame? Asnjëra prej alternativave nuk mund të jetë përgjigja, sepse të dyja janë variante të ndryshme të presidentit Erdogan, secili për t’iu përshtatur rrethanash të caktuara. Për shembull, Erdogani i vitit 2005 ishte një reformues, sepse reformizmi i përftoi mbështetjen e liberalëve dhe mbrojtësve të idesë së anëtarësimit në BE. Kjo mbështetje u përkthye në fitore elektorale dhe shumë prestigj jashtë vendit. Ndërkohë që Erdogani i viteve 2010 ka qenë një Erdogan i paepur dhe i vendosur për të tërhequr mbrapsht, drejt strategjisë klasike të “përça dhe sundo”.

Retorika e tij përgjatë gjysmës së dytë të kësaj dekade është një shenjë shumë e mirë e këtij ndryshimi në stratagemat politike të tij. Gjuha e tij thotë: “Vendi është në një gjendje lufte shfarosëse dhe i rrethuar plot me armiq të brendshëm dhe të jashtëm”; “bota është në zgrip të një vargu të ri kryqëzatash”; “Lëvizja Gylen është kolona e pestë dhe zgjatim i këtyre forcave të errëta që po përpiqen të shkatërrojnë shtetin dhe zhvillimin e shoqërisë turke”. Erdogani është mishërimi i liderit ideal të Makiavelit, pasi ai është, më së shumti, i shqetësuar për karrierën e vet politike dhe imazhin personal dhe jo për imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Ai mund të na shfaqet duke u përfshirë brenda një botëkuptimi makiavelist, ku historia perceptohet si një luftë mes së mirës dhe të keqes, mes hyjnores dhe forcave të errëta, mirëpo kjo është veçse një mashtresë. Shkelja e syrit që ai i bën pikëvështrimit manikeist të botës, me karakterizimin që u bën ngjarjeve, aktorëve dhe personaliteteve, si të volitshëm a të pavolitshëm për interesat politikë të tij. Për të e mirë është ajo që i shpërben interesit politik të tij dhe e keqe gjithçka që paraqet risqe dhe amulli për fatin e tij në politikë, një qasje morale kjo që nuk ka vend, as në kuptimin religjioz, as në kuptimin shekullar, të moralit politik.

Edhe pse Erdogani ka qenë relativisht i suksesshëm në delegjitimimin dhe të trysnimit të lëvizjes Gylen brenda Turqisë, duke e shtyrë atë dhe duke i përçudnuar gjyqësorin dhe një radhë institucionesh shtetërore, rrëshkitja dramatike në qëndrimet që ai ka pasur ndaj kësaj lëvizjeje e kanë bërë shumë konfuze bashkësinë ndërkombëtare[4]. Vizita e fundit e Erdoganit në Shtetet e Bashkuara në 16 maj 2017, kur ai kishte shpresa se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta deklaronin lëvizjen Gylen si një organizatë terroriste, qe edhe më surprizuese në atë aspekt. Shpresat e tij shkuan dëm, megjithatë, ndërkohë që presidenti Trump e shmangu me vetëdije konsiderimin e lëvizjes dhe të aktivitetit të saj si të dëmshme për shoqërinë amerikane. Ky qe një tregues i faktit se presidenti Erdogan kishte shumë vështirësi për ta bazuar dhe justifikuar armiqësinë e tij karshi lëvizjes ndaj të tjerëve dhe po e humbte të gjithë besimin në sytë e aktorëve ndërkombëtarë.

Pavarësisht të gjitha këtyre, si është e mundur që Erdogani vazhdon të këmbëngulë me ligësi që si e si ta mbajë sa më të gjallë luftën e tij psikologjike kundër lëvizjes në rang global? Përgjigja është shumë e thjeshtë. Ai nuk do, as të fitojë, as ta humbë luftën e tij psikologjike, por, më së shumti, do që ta bëjë publikun turk që ta besoi se ai është një luftë për jetë a vdekje kundër armiqve të atdheut, të cilët i paraqet të mishëruar në lëvizjen Gylen, në formën e ashtuquajtur të një shteti paralel. Ajo çfarë Erdogani nënkupton me këtë “mbrojtje të atdheut” nuk është një mbrojtje e demokracisë, e as mbrojtje e shtetit ligjor dhe të sundimit të së drejtës, e as një mbrojtje nga krijimi i ndonjë hendeku në ndarjen e pushteteve; në vend të kësaj ai ka parasysh ruajtjen me çdo çmim të monopolit të palëkundur të tij mbi pushtetin.

Ky fabrikim i armiqve pseudo-të-brendshëm dhe të huaj dhe promovimi i një kulture politike të ngopur me narrativa të rrezikut që i kanoset ekzistencës, ia ka zhbërë masës çdo lloj iluzioni që ata mund të kenë pasur lidhur me domethënien e zgjedhjeve elektorale. Përgjatë pesë viteve të fundit, publiku ka qenë vijimësisht i përshtypjes se ata, në zgjedhje, nuk po bëjnë më një dallim mes partish politike të ndryshme, por janë duke zgjedhur nëse vendi dhe kombi duhet të vazhdojë së ekzistuari – duke i dhënë Erdoganit edhe një tjetër fitore të radhës – apo ta lënë vetë, me duart e tyre, në duart e kaosit dhe shkatërrimit e shpërbërjes. Ky lloj përkufizimi i zgjedhjeve, i shoqëruar me një propagandë proqeveritare dhe me mbylljen e shumë gazetave liberale dhe kritike ndaj qeverisë dhe me bllokimin e mundësive për të hyrë në platformat sociale, si Tëitter-i dhe Ëikipedia, nuk ka lënë vend pothuajse për asnjë lloj opozicioni a rezistence politike, apo për t’i dalë në mbrojtje pjesësh të caktuara nga shoqëria civile.

I mbyllur në një guall, retorika politike përçarëse e Erdoganit dhe orvatjet e tij për t’i nxitur akoma edhe më shumë sentimentet antigyleniste, i kanë shërbyer atij përsosurisht interesave politikë të tij në vend, duke qenë se ata ngrenë dyshime shumë serioze përsa i përket besueshmërisë dhe racionalitetit të shtetit që mishërohet në personalitetin e Erdoganit.

Sage Chen
Analist politik, Nju Jork

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message