Gyleni për Associated Press: “Uroj që kjo ngjarje të mos jetë pretekst për të tjera në vijim.”

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Gyleni për Associated Press: “Uroj që kjo ngjarje të mos jetë pretekst për të tjera në vijim.”

Ditën e djeshme Fethullah Gyleni ka dhënë një intervistë të shkurtër për Associated Press. I akuzuar së bashku me lëvizjen e frymëzuar prej tij nga ana e disa zyrtarëve të lartë turq për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi disa ditë më parë, ai shpreh keqardhje për humbjen e z. Karlov, duke e theksuar edhe njëherë se “e dënon ashpërsisht një sulm të këtillë terrorist”.

“Së pari, ne e kemi dënuar terrorin, që në krye të herës. Andaj, më duhet ta shpreh edhe njëherë që unë e mallkoj me gjithë zemër aktin terrorist ndaj ambasadorit rus. E mallkoj,” – ka thënë ai.

“Së dyti, z. Karlov ishte një njeri që kishte shprehur simpati për veprimtarinë tonë në Rusi. Kështu më kanë thënë miqtë e mi. Madje ka marrë edhe vetë pjesë në disa aktivitete, ku ka folur gjëra tejet pozitive. Prej kësaj unë e përsëris edhe njëherë qëndrimin tim dënues ndaj këtij akti. U shpreh ngushëllimet e mia gjithë popullit rus, veçanërisht drejtuesve të vendit. Shpresoj që edhe ata ta vlerësojnë siç duhet këtë çështje dhe të marrin vendimet e duhura.

“Ky vrasës – një vrasës gjakatar – na del që ka qenë më afër me ta. Qenka një person që është gjendur edhe pranë z. President, madje ka kryer edhe detyrën e truprojës së tij. Madje shtypi thotë se është gjendur me dhjetëra herë pranë. Tani, një njeri i gjendur kaq pranë… Mandej, një person që thotë se unë jam i el-Nusras. Duket kryekëput që nuk ka qenë asnjëherë, as më parë, as më prapa, sadopak i lidhur me lëvizjen. Për më tepër, që na u qenka larguar prej detyrës në vitin 2014,” – ka shtuar ai, i nxitur nga lajmet e fundit që janë përhapur në shtypin turk, por edhe atë ndërkombëtar, ku kryerësi i aktit terrorist shfaqet i afërt me partinë që qeveris në Turqi. 

Spastrimet e nisura nga ana e administratës turke, sidomos pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik, kanë hapur një varg boshllëqesh në njësitë shtetërore të trajtimit dhe parandalimit të terrorit në vend, – është shprehur ai.

“Në parim, largimi i specialistëve të çështjeve të terrorit nga detyra, duke bërë që dikasteri i zbulimit të sulmeve terroriste të lihet pas dore dhe gjërat të mos kryhen ashtu siç duhen kryer… Këto janë të tjera gabime. Mandej, ngarkimi me detyrë i atij personi pikërisht në atë vend, duke i thënë që “shko ti për ta ruajtur!..”

I shqetësuar për faturimet e vazhdueshme të gjithçkaje të keqe apo të papëlqyer që ndodh në vend ndaj lëvizjes “Hizmet”, e cila ka në thelb të saj veç shërbimin ndaj njerëzve, ai ka shprehur, veç keqardhjes, edhe ndrojtjen se përmes pranisë së këtij preteksti të gatshëm, tashmë mund të mendohen gjithfarë veprimesh për interesa të ulëta. 

“Siç e thashë edhe më parë, këto ose janë shenjat e një mungese të theksuar të largpamësisë ose të bërjes së gjithçkaje me paramendim. Me një fjalë, “ta bëjë ai, se ia hedhim tjetërkujt pastaj!..

Nëse bëhet fjalë për mungesë të largpamësisë, atëherë “meqë ndodhi, faturën le t’ia lëmë tjetërkujt; të hedhim edhe njëherë baltë mbi këta, siç ndodhi në ngjarjet e dhjetorit apo ato të qershorit më vonë!..”

Por, ekziston edhe diçka më e rrezikshme, që për mendimin tim të cungët – do ta them sërisht me fjalët e mia, – kjo ndodhi të përdoret si pretekst, që të vriten edhe njerëz të tjerë në të njëjtën mënyrë dhe akuza të jetë e gatshme se edhe këtë e ka bërë “Hizmeti”.

Bota edhe mund të qeshë me ta, domethënë nuk do t’i besojë asgjëje që ata thonë. E gjithë bota do të qeshë dhe nuk ka për t’u besuar asnjëherë. Sepse është e pamundur t’u besosh, përderisa një mundësi të këtillë nuk e pranon dhe e përjashton edhe vetë Rusia, mbi të cilën ka rënë pesha e këtij akti.

Dëshira ime është që Zoti të mos u japë më mundësi këtu njerëzve që të kryejnë akte të tilla, kaq të kobshme, terroriste. Sepse është Zoti që ua kthen mbi krye po atyre që i planifikojnë të tilla gjëra.

Ata po rendin çdo ditë e më shumë pas punëve më të ulëta… Pa dyshim që një ditë do të vijë edhe përgjigja e Zotit, duke bërë që t’u kthehen atyre vetë të gjitha të këqijat që u kanë shkaktuar të tjerëve.” – kanë qenë fjalët, me të cilat e ka mbyllur qëndrimin e tij mendimtari turk, duke shprehur edhe njëherë keqardhjen dhe ngushëllimet për të gjithë njerëzit e prekur prej kësaj të keqeje epidemike si terrorizmi.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message