Problemi Erdoan për komunitetin ndërkombëtar

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Analizat » Problemi Erdoan për komunitetin ndërkombëtar

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan është rikthyer në agjendën e islamizmit politik qysh prej zgjedhjeve të vitit 2011, megjithëse e ka mohuar në të kaluarën, duke vendosur me shpejtësi që të zbatojë planin e tij, me gjasa të përgatitur më parë, për të spastruar Lëvizjen e Hizmetit.

Burokratët, të cilët i qasen me dashamirësi aktiviteteve humanitare të Lëvizjes së Hizmetit dhe ideve të Fethullah Gylenit janë portretizuar, duke bërë që në emër të tyre të nisë një spastrim i tyre gradual. Pavarësisht faktit se këta burokratë kanë marrë një edukim perëndimor të cilësisë së lartë në shkollat e drejtuara nga Lëvizja, zona kryesore e aktivitetit të së cilës është arsimimi, dhe pavarësisht faktit që ishin emëruar në ato poste mbi kritere objektive të bazuara mbi meritën, ata u dëbuan fare në heshtje. Me fjalë të tjera, spastrimet filluan shumë para se tensioni mes Lëvizjes dhe qeverisë të dilte në sipërfaqe. Këto spastrim, të cilat duket se përbëjnë një praktikë diskriminuese sipas çdo kriteri ligjor, më vonë morën formën e ndalimit të burokratëve të dyshuar si simpatizantë të aktiviteteve vullnetare të Lëvizjes nga emërimi në poste të ndryshme. Thënë ndryshe, diskriminimi arriti formën e tij më të vrazhdë. U trajtuan si të dyshuar të gjithë ata që janë diplomuar nga shkollat e Lëvizjes.

Me skandalet e përhapura të korrupsionit dhe mitmarrjes, të bëra publike në datat 17 dhe 25 dhjetor, qëllimet e Erdoanit për të spastruar Lëvizjen evoluan aq sa të paramendohej një plan për zhdukjen e saj të plotë.

Në fakt, Erdoani kishte planifikuar t’i jepte fund Lëvizjes publikisht sikundër edhe në sektorin privat shumë kohë para skandalit të 17 dhjetorit. Hapi i parë i këtij plani ishte të mbyllte qendrat e kurseve, ku në fakt, afërsisht 20 për qind e tyre drejtohen nga kjo Lëvizje. Por sulmi i vërtetë i Erdoanit kundër Lëvizjes erdhi menjëherë pas hetimeve të 17 dhjetorit, teksa filloi të vinte hapur në objektiv lëvizjen, duke mobilizuar një makineri propagande të errët, e cila përdori të gjitha llojet e sulmeve, gënjeshtrave, derisa u rrek të diskreditonte, t’i kundërvihej me çdo forcë për ta demonizuar mendimtarin Gylen përgjatë 4 a 5 muajve të fundit.

Në lidhje me këtë fushatë propagande të errët që synon të diskreditojë Gylenin dhe Lëvizjen, ai në mënyrë efektive shkeli Nenin 138 të Kushtetutës, i cili garanton ndarjen e pushteteve, në një përpjekje për të nënshtruar drejtësinë përballë qeverisë. U paraqit me gënjeshtrën e “shtetit paralel” në mënyrë që të hiqte nga detyra çdo cilin që përmbush detyrat e tij kushtetuese. Ndërmori ekzekutime masive ekstragjyqësore duke spastruar mijëra oficerë policie, burokratë dhe anëtarë të sistemit gjyqësor pa hetime ligjore. Deri më tani cilësohet, se 16.000 punonjës publikë janë hequr nga detyra, për t’u emëruar në detyra të tjera në provincat gjetkë.

Është ndërhyrë në sistemin gjyqësor. Prokurorët dhe gjykatësit janë kthyer në jofunksionalë. Individët e larguar nga postet e tyre me pretendime të pabaza janë zëvendësuar me njerëz që besohet se janë besnikë ndaj partisë së Erdoan. E para gjë që këta pritej të bënin ishte të ndalonin hetimet mbi pretendimet për korrupsion. Atyre iu është kërkuar të injorojnë provat e forta që janë bërë publike dhe shfajësojnë të dyshuarit për korrupsion, përfshirë ish-ministrat, të cilëve iu desh të dorëhiqeshin nga detyra si pasojë e akuzave.

Si përfundim filloi procesi i gëlqerosjes graduale të korrupsionit

Erdoani, i cili së bashku me të birin ishte akuzuar për përfshirje në mitmarrje në shkallën e qindra milionë dollarëve, me prova të qarta kundër, nuk zgjodhi të lejonte procesin gjyqësor të kryente detyrën e tij për të verifikuar nëse këto akuza ishin të vërteta apo jo. Përkundrazi, ai minoi gjyqësorin e pavarur të gjithë njëherësh. Bëri gjithçka të ushtrojë dhe zgjerojë kontrollin e tij të plotë mbi shumë medie dhe të heshtte e frikësonte të tjerat. Në çastin që media sociale filloi të mbushte hapësirën gjithkah, ai vuri në objektiv rrjetin social Twitter dhe Youtube. Twitter u bllokua për disa javë, ndërsa aksesi në Youtube është ende i pamundur. Përgjatë këtij procesi, Erdoani dhe grupet e vogla oligarkike të ndihmësve të tij filluan të kërcënojnë gazetarët dhe intelektualët. Ngashmërisht, ata u rrekën të falimentojnë bankat dhe grupet e bizneseve të drejtuara nga “disidentët”.

Sigurisht, këto praktika arbitrare antidemokratike dhe të paligjshme nuk kaluan pa u vënë re nga komuniteti ndërkombëtar. Kësodore, administrata Erdoan mori kritika të forta. Në përpjekje të kota, ata u përpoqën t’i bëjnë bisht kritikave të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjerë anëtare. Përkundër akuzave për korrupsion dhe mitmarrje, ata u orvatën turpshëm që të shesin gënjeshtrën e “shtetit paralel” duke argumentuar se ato ishin përpjekje për t’i rrëzuar nga pushteti. Megjithatë, argumentet e tyre nuk e bindën kurrsesi Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesën tjetër të botës. Madje, u bënë edhe qesharakë.

Çdo ditë në median ndërkombëtare filluan të mbijnë artikuj ku kritikoheshin për dhënien e përshtypjes se janë pjesë e një qeverie të gjunjëzuar nga korrupsioni dhe për përpjekjet për mbulimin e së vërtetës. Në përpjekje për të larguar vëmendjen nga këto kritika të ashpra për veprimet e tyre brejtëse dhe të paligjshme, ata kërkuan strehim në gënjeshtrën se rrethet e ngushta të Lëvizjes së Hizmetit po mashtronin Bashkimin Evropian, SHBA-të dhe median ndërkombëtare.

Shkuan aq larg sa deklaruan se zyrtarët e BE-së që kritikuan, ishin blerë apo manipuluar nga i ashtuquajturi “shtet paralel”. Ata madje etiketuan edhe presidentin gjerman Joachim Gauck si “imami i Gjermanisë” i Hizmetit për shkak të kriticizmit të tij të hapur dhe të qartë ndaj qeverisë turke. Gauck u sulmua për shkak të së kaluarës së tij si pastor. Sulmuan organizatat ndërkombëtare që tërhoqën vëmendjen ndaj dhunimit në rritje të të drejtave dhe lirive, veçanërisht lirinë e shtypit, duke u përpjekur t’i diskreditojnë në sytë e publikut turk. Kjo ishte ekzaktësisht ajo çka bënë me Freedom House, e cila e vendosi Turqinë në mesin e vendeve “jo të lira” në termat e lirisë së medias, një etiketim që nuk e kishte marrë në 15 vitet e fundit. Me përshkrimin e Freedom House-it si “Shkop të Uashingtonit”, “ organizatë neo-konservatore e financuar nga George Soros” dhe si “ organizatë të drejtuar nga hebrenjtë”, – ata argumentuan se ajo nuk mund të merrej seriozisht.

Në një përpjekje për të thirrur mbështetjen e brendshme dhe konsoliduar gënjeshtrat e tyre ndaj komunitetit ndërkombëtar, ata u përqendruan tek njerëzit e afërt të Lëvizjes së Hizmetit duke i akuzuar për tradhëti dhe spiunazh, akuza këto të pambështetura në as provën më të vogël. Përfundimisht, filluan të kërkojnë ekstradimin e Fetullah Gylenit nga SHBA-të, megjithëse në emër të tij nuk ka as edhe një hetim të vetëm gjyqësor të hapur kundër tij. Përgjigjja e parë e qartë ndaj planit erdhi nga “The New York Times”, gazetë e afërt me demokratët, që përfaqëson kësodore mentalitetin e administratës së Barak Obamës. Në një editorial, gazeta nënvizoi se kërkesat e qeverisë turke ishin një “përpjekje cinike dhe e pagdhendur”, pasi Erdoani po rrekej të përfshinte vendet e tjera në betejën e tij politike.

Duke pasur parasysh të gjitha këto zhvillime, Erdoani dhe ndihmësit e tij duhet të kuptojnë se komuniteti ndërkombëtar nuk ka asnjë problem me Gylenin dhe Lëvizjen e Hizmetit. Përkundrazi, ajo që në të vërtetë shihet si problem prej komunitetit ndërkombëtar përsa i përket Turqisë është vetë Erdoani, i cili po bëhet gjithnjë e më autoritar, duke shpërfillur liritë dhe të drejtat më themelore të njeriut dhe po e bën Turqinë një vend që nuk drejtohet më bazuar mbi sundimin e ligjit, por një shtet antidemokratik, të ngjashëm me ato të Lindjes së Mesme. Kur shkoni apo shikoni jashtë Turqisë, ju do të shikoni vetëm këtë fakt konkret.

Sigurisht, Erdoani dhe mbështetësit e tij janë shumë të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Për këtë arsye, kërkimi i ekstradimit të Gylenit pa hetime konkrete mund të jetë ogurzi, por kurrë nuk ka qenë një përpjekje e trashë siç pohonte NYT. Erdoani dhe miqtë e tij e dinë mirë se nuk ka gjasa që SHBA-të të ekstradojnë Gylenin pa vështirësitë ligjore, përveçse nëse Turqia ofron koncensione të mëdha politike apo tregtare.

Ndoshta ky ishte synimi i tyre që në krye të herës. Ata do t’i kërkojnë Uashingtonit të ekstradojë Gylenin pa baza konkrete, dhe kërkesa e tyre do të mohohet. Më pas ata do të nisin një fushatë intensive propagande errësuese duke thënë se “ne kërkuam ekstradimin e tij, por SHBA-të nuk e ekstradojnë, pasi Gyleni punon për ta”. Pasi ka humbur të gjithë mbështetjen ndërkombëtare, administrata Erdoan do ta përdorë këtë mundësi për të radikalizuar më tej mbështetjen e tij brenda vendit. Sikundër thashë më sipër, ky plan është ogurzi dhe cinik, por jo i trashë.

Bylent Kenesh është kryeredaktor i të përditshmes Today’s Zaman

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message