Elozhet dhe besnikëria

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Shtamba e Thyer » Elozhet dhe besnikëria

Fethullah Gylen: Elozhet dhe besnikëria

Pyetje: A mund të na ndriçoni se cilat janë ato çështje që duhen patur parasysh kur flasim për njerëz, për të cilët ndiejmë një dashuri dhe respekt të thellë, duke qenë se ata janë bërë shkas që ne të njihemi me të vërtetën?

Përgjigje: Zemrat që besojnë, ndërsa ngarendin për t’i zbrazur frymëzimet e tyre shpirtërore edhe në zemrat e të tjerëve, ndonjëherë mund të jenë të detyruar që të shpërfaqin disa prej bukurive që i përkasin rrethit brenda të cilit ata gjenden. Megjithatë, duhet marrë parasysh edhe gjendja ndjenjësore e atyre njerëzve që gjenden diku në një pjesë të afërme a të largme të rrethit. Të tjerët, edhe mund t’i shkruajnë apo t’i rrëfejnë këto bukuri sipas mënyrës së tyre. Vetëm se një zemër që beson, nuk mund t’i futet një trimërie egërshane, duke folur tërë pasion, me fjalë të hiperbolizuara, për një njeri që e respekton dhe e do së shumti. Lëre pastaj, që nëse këto fjalë që do të thuhen nuk janë të lidhura drejtpërsëdrejti me shpirtin e fesë, por çështje dytësore të lidhura me detajet, e për më tepër, nëse këto edhe bien në kundërshti me të vërtetën, atëherë duhet treguar një kujdes i veçantë që të mos i hyhet fare këtyre çështjeve.

Për shembull, dikush mund të jetë tejet i lidhur me Muhamed Bahaudin Nakshibendiun. Aq sa, edhe sikur njëmijë shpirtra të kishte, do t’i sakrifikonte për hir të tij. Mirëpo edhe rruga Nakshije ka brenda saj disa degë dhe mënyra të ndryshme si, Muxhedidije, Halidije, Kufrevije, Tagije, e brenda edhe këtyre mund të ketë ndonjë ndarje të mëtejshme. Në fakt, këtu ndarja nuk ka kuptimin e rivalitetit me të tjerët, por të të garuarit me vëllezërit e tu, me kuptimin “të mos mbetem pas vëllezërve të mi”. Me fjalë të tjera, ndasia do të thotë një lloj lëvizjeje dhe garimi me kuptimin: “Unë nuk mund të mbes jashtë, në kohën që vëllezërit e mi hyjnë në Xhenet. Le të hyj edhe unë bashkë me ta në Xhenet.”. Mirëpo, edhe për këtë ndjenjë, nëse nuk ruhet njëfarë ekuilibri, apo kur keqpërdoret, atëherë mund të ketë edhe shkasje në rivalitet. Madje rivaliteti mund të arrijë në zili e në mos-honepsje. Ndërkohë që, kjo është shumë e rrezikshme për besimtarët. Kështu që, zemrat që besojnë, nuk duhet t’i lidhin çështjet e tyre me “-ista”, duke ditur se si t’i kontrollojë ndjenjat e veta për të ruajtur bashkimin dhe mospërçarjen në mes të besimtarëve.

Më i larti vlerësim

Në fakt, ajo që është më e rëndësishmja, nuk është ngritja deri në qiell e individëve, por besnikëria karshi synimit të lartë që ata janë orvatur për ta farëzuar. Sepse individët janë kalimtarë, ndërsa horizonti i përjetshëm. E ku ka vlerësim më të madh se besnikëria?! Siç shprehet edhe në një ajet, ajo rri diku më sipër edhe se vetë pozita e dëshmorit apo njeriut të lartë. (shih: Nisa, 4/69). Ebu Bekri (r.a.) është përnderuar me titullin Besniku më i madh. Kësodore, synimi parësor nuk është përdorimi i termave si “Mehdi” apo “Mesih” për disa njerëz, por të mund t’i ndjekësh ata me përpikëri në rrugën që ecin edhe ata.

Gjithashtu, një njeri që ndjen të jetë i lidhur pas dikujt deri në nivel pasioni, nëse kur ia përmend atë njeri, nuk fillon t’i djegin hundët, e nuk derdh disa pika lot; pasi fal njëqind rekate namaz në darkë nuk lutet “O Zot, ringjallmë me të!”, dhe ç’është më e rëndësishmja, nëse nuk i sakrifikon të gjitha ç’ka e ç’nuk ka, atëherë ky njeri nuk është plotësisht i sinqertë në ato që thotë. Patjetër, që ky kriter që ne përdorim, është një kriter që ne duhet ta kemi parasysh ndërsa bëjmë vetëgjykimin. Pasi, në të kundërt, ne nuk mund/duhet të gjykojmë askënd si të pasinqertë.

Mirëpo, duhet ditur edhe, se nëse ju ngriheni e i thurni ndokujt himne dhe elozhe, atëherë do të keni nxitur disa të tjerë, të cilët mund të ngrihen në pesëdhjetë fronte të ndryshme kundër tij. Madje, një fjalë, një sjellje a një reagim i tepruar i juaji nuk mjaftohet vetëm duke nxitur rrethet armike, por deri diku mund të nxisë edhe disa prej besimtarëve. Po, kur e zbresim dhe e ngushtojmë çështjen deri në nivel individual, atëherë do t’i keni nxitur edhe njerëzit që i shërbejnë fesë madhështore të Islamit të vihen në rend pas rivalitetit, e ku i dihet edhe pas mëkatit të smirës, të cilat mund t’i shpien ata kah shkatërrimi. Saora, le ta shprehim edhe njëherë se më e rëndësishmja nuk është që t’i përmendni disa njerëz me këtë emër apo atë cilësor, por të qëndrosh besnik deri në fund në kauzën që ai përfaqëson.

Shprehje hiperbolizuese që dëmtojnë deri në tradhti

Sidoqoftë, që të gjitha bukuritë e arritura t’i përngjiten një individi të caktuar, duke hyrë edhe në përdorime frazash të hiperbolizuara për ta, është një padrejtësi e bërë haptazi. Sepse, edhe nëse ka një arritje a sukses të caktuar diku, ajo është mirësi e Allahut përftuar prej shpirtit të bashkësisë dhe unitetit. Kështu që, t’ia përngjisësh disa arritje vetëm disa njerëzve që duken prijës, është edhe një paturpësi që mund të shkojë deri në kufijtë e idhujtarisë karshi Allahut, por edhe një padrejtësi e bërë karshi atyre njerëzve që përpiqen e derdhin mund në atë rrugë.

Ndërsa, përsa i përket të dukurës si prijës; fillimisht nuk duhet harruar se të gjithë ne jemi vëllezër me njëri-tjetrin. Si mirësi e Allahut disa mund të kenë hyrë më herët prej asaj porte. Domethënë, Allahu (xh.xh.) ka dashur, që si plan i paracaktimit, ai të vijë më parë se të tjerët. Nuk është në dorën e askujt, nëse lind në një datë të caktuar, kështu që edhe hyrja më parë në këtë rrjedhë nuk mund të përdoret si një etalon përcaktimi absolut. Patjetër, që ne ndjejmë respekt për më të mëdhenjtë se ne, duke u bazuar parësisht në hadithin e Profetit tonë të dashur (s.a.s.): “Ai që nuk tregohet i dhembshur me më të vegjlit, dhe që nuk tregon respekt për më të mëdhenjtë, nuk është prej nesh.” (shih: Tirmidhi, birr, 15) Mirëpo, kjo nuk do të thotë kurrsesi t’i ngremë ata deri në qiell me fraza të stërmadhuara. Për shembull, ata që janë njohur me të vërtetën përmes disa njerëzve të caktuar, mund ta shohin si një majë Hulusi Efendiun apo Tahiri Mutllunë (Vendi i tyre qoftë Xheneti!). Mirëpo, nëse ata zgjedhin rrugën e himnizimit heroik gjithandej, atëherë do të kenë tradhtuar krejt horizontin e tyre.

Edhe sot, mund të ketë gjithandej miq tanët, të cilët kanë arritur shumë suksese në fusha të caktuara. Mirëpo, nëse disa, qoftë edhe me disa ndjenja të sinqerta, t’u vërë atyre nishane a dekorata për këto që kanë bërë, atëherë kjo konsiderohet një tradhti për Lëvizjen e Vullnetarëve. Sepse kjo do të thotë që të ngremë menjëherë disa fronte kundërshtuese. Ata njerëz që nuk janë në dijeni të kritereve tuaja mund të gjenden në pohime të pamata, e ju nuk mund të ngriheni që t’u vini zinxhirin gojëve të tyre! Mirëpo ju, me vullnetet tuaja, mund t’i ruani gjuhët tuaja prej hiperbolave dhe himneve heroike. Për mua, kjo çështje është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Lëvizjes së Vullnetarëve. Kësisoj, unë mendoj se duhet qëndruar vazhdimisht mbi të. Ju, po të doni, mund ta shihni edhe si një “domosdoshmëri të shërbimit”.

Nënshkrimi “hiç brenda hiçit”

Nga ana tjetër, kur të mblidheni në një vend të caktuar për të folur me njerëz të shërbimit, është shumë e rëndësishme që ta filloni fjalën me emrin dhe veçoritë e virtytshme të disa njerëzve që ata respektojnë. Sepse, nëse ju tregoni respekt, atëherë shihni po respekt prej të tjerëve. Mirëpo, nëse ju mbylleni brenda një mendimi të vetëm, e jetoni vetëm me dashurinë për çështjen tuaj, atëherë do ta keni zgjeruar distancën mes jush dhe bashkëbiseduesit, duke bërë që ata të reagojnë negativisht ndaj çështjes suaj. Kurse ata që jetojnë me dashurinë e çështjes së tyre, që janë të lidhur pas saj me një dashuri dhe pasion të pashoq, e që do që të ngjallë respekt për të edhe te njerëzit që nuk gjenden brenda rrethit të tij, është i detyruar që ta llogarisë mirë nëse do ta bëjë këtë duke ngritur sipër disa prej njerëzve brenda rrethit të tij, apo duke i pranuar të tjerët e duke treguar respekt për ta.

Me pak fjalë, megjithëse gjendemi nëpër kalvare të ndryshme, të gjithë ne kemi vënë dorën për të ngritur sipër një visar të çmuar të përbashkët. Të thuash: “Filani po mban anën më të rëndë të tij, apo fisteku më të lehtën,” nuk është gjë e drejtë, ngase mund të ngjallë ndjesi rivaliteti dhe ambicie të tepruar. Zaten, nëse e vërteta është e këtillë, atëherë atij njeriu do t’i jepet një shpërblim më i madh. Sepse, ne, duke i ngritur në qiell disa njerëz brenda nesh, jo vetëm që do të kemi kryer njëfarë idhujtarie karshi Allahut, duke ua atribuuar atyre disa veçori të Tij, por edhe do t’i kemi vënë shkelmin shpirtit të bashkësisë dhe unitetit. Kur duhet, që njerëzit që ia kanë dedikuar jetën unitetit dhe shpirtit të bashkësisë, duke i hapur luftë çdo lloj grime shfaqjeje të idhujtarisë. Sepse është Allahu (xh.xh.) ai që i jep jetë gjithçkaje. Ai, në Kuranin Famëlartë, shprehet se edhe punët e mira që bëjmë ne, i ka krijuar po Ai. (Safat, 37/96). Kështu që duke u nisur prej mendimit “Punët e mia i kam bërë unë.”, duhet të dimë, se shprehja “e bëra unë!” është një bela që e kemi marrë prej filozofisë greke. Por ne duhet të ndahemi prej çdo lloj mendimi të tillë, duke u lidhur fort pas idesë së njësisë.

Rregullimi i shikimit karshi egos së vet, prej njeriut, është një kriter shumë i rëndësishëm në arritjen e njëshmërisë. E prej kësaj pike, duhet të ndjekim me kujdes mësimin që na jep ai njeri, që duke u nisur prej mendimit “O ti, egoja ime e dyfytyrë! Mos u gëzo, se i shërbeve fesë sate! ‘Padyshim, që Allahu e ngre këtë fe edhe me një njeri mëkatar.’ (Buhari, xhihad, 182), e ti ngase nuk je i kulluar, duhet ta dish veten pikërisht atë mëkatar.”, e kësodore, jo meritues, por ti, je diçka kalimtare. Nëse ai, për veten e vet, hedh nënshkrimin e hiçit, neve na mbetet që të hedhim nënshkrimit e “hiç e kaluar hiçit”.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message