Profesor Harrington: Pikëpamja ime rreth Islamit ndryshoi pas njohjes me Lëvizjen Gylen

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Profesor Harrington: Pikëpamja ime rreth Islamit ndryshoi pas njohjes me Lëvizjen Gylen

Pasi ka analizuar për 8 vite me radhë të gjitha akuzat e ngritura ndaj Fethullah Gylenit që nga viti 1970, si një jurist i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Prof Dr. James C. Harrington, autori i librit “Aventura juridike e Fethullah Gylenit”, ka arritur në përfundimin se të gjitha këto akuza dhe hetime janë të një natyrë politike.

“Ne ndryshuam pikëpamjet tona rreth Islamit me ndihmën e kësaj lëvizjeje. Fethullah Gylen ka dënuar dhe mallkuar terrorizmin duke dhënë mendimin e tij për gazetat “New York Times” dhe “Washington Post”. Ai u shpreh qartë që terrorizmi është një barbarizëm dhe si i tillë nuk mund të jetë pjesë e Islamit. Në këtë mënyrë ai na prezantoi një fytyrë ndryshe të Islamit”, shprehet Harrington, duke pohuar se Gylen ka arritur të ndryshojë pikëpamjet e gabuara rreth Turqisë dhe Islamit, i cili njësohej me atë të Iranit dhe të Arabisë Saudite.

Në fjalën e tij të mbajtur në panelet e organizuar në Antalja dhe Izmir nga Qendra Ndërkulturore për Dialog, pedagogu i degës së drejtësisë në Universitetin Teksas, Prof. Dr. Harrington, pohoi se e sheh Fethullah Gylenin si një mistik modest, një person i cili përkrah mendimin e bashkëpunimit mes shkencës dhe fesë si mbështetëse të njëra-tjetrës dhe nxitës të dialogut mes njerëzve. Ai nënvizoi faktin se arsimi, bota shpirtërore dhe solidariteti janë shumë të rëndësishëm në Lëvizjen Gylen dhe se vazhdojnë të korrin sukses në 120 shkollat e hapura në vende të ndryshme të botës dhe qindra të tjera të hapura në Turqi.

Harrington nuk harroi të përmendte përgatitjen e aktakuzës prej 80 faqesh kundër Fethullah Gylen dhe lëvizjes së tij në vitin 1995 dhe të gjitha shqetësimet e përjetuara me frikën e burgosjes për 10 vite me radhë. Duke theksuar se akoma nuk arrin të kuptojë përpjekjen apo tentativën për të arrestuar, akuzuar, dënuar një person i cili mbështet lëvizjet civile, dialogun mes shoqërisë dhe mbledh njerëzit rreth një shërbimi, Harrington vazhdon fjalën e tij kështu: “Në aktakuzë Fethullah Gyleni akuzohej si një terrorist. Në ligjin kundër Terrorit të asaj kohe bëhej e ditur se çdo person i cili përpiqej të ndryshonte një pjesë sado të vogël të shtetit apo të qeverisjes, cilësohej si terrorist. Këtu shihet qartë se ky vendim është krejt politik. Gyleni akuzohej për ndryshimin e qeverisë. Madje thuhej se është agjent i CIA apo i Iranit. Lojëra të tilla iu bënë atij në Turqi. Në këtë mënyrë u kërcënuan dhe shumë njerëz të tjerë. Pas kësaj filloi një fushatë mediatike kundër Gylenit. Dhe shumica prej jush keni qenë dëshmitarë. Pse u zhvillua një fushatë e tillë ? Nëse e mbani mend mirë, atë periudhë u vodhën shumë banka. Dhe pikërisht për të mos ia pasqyruar shoqërisë keqbërësit e vërtetë të këtyre krimeve ato preferuan t’ia hedhin fajin lëvizjes së Gylenit. Asnjë nga këta fushata nuk ka qenë e drejtë. Qëllimi i tyre ishte të shtonin dyshimin e njerëzve ndaj tij. Por nuk ia arritën”.

“Në SHBA dënoheni me një gjobë 1 milion $ nëse shkruani një lajm të rremë”

Harrington ka analizuar dhe fushatën mediatike të organizuar kundër Gylenit gjatë shkrimit të librit dhe në fund ka arritur në përfundimin se në Turqi nuk funksionon dënimi për përgatitjen e lajmeve të rremë. “Nëse do të përgatisnit një shkrim apo lajm të rremë në Amerikë, gjykatësi mund t’ju gjobisë deri 1 milion dollarë. Por në Turqi, siç duket gjykata nuk e ka këtë fuqi dhe media është e lirë të shkruajë çfarë të dojë. Fethullah Gylen ka hapur 200 çështje kundër shkrimeve ose thënë më mirë shpifjeve mediatike dhe i ka fituar të gjitha. Por më pas ç’ndodhi, ndonjëherë i përgënjeshtruan e ndonjëherë jo”, shprehet Harrington.

“Avokatët e Gylenit kanë arritur të hedhin poshtë një nga një të gjitha akuzat e padrejta ndaj tij. Në gjyqësor nuk u provua asnjë akuzë. Gjykata e Krimeve të Rënda në Ankara vendosi lirimin e tij nga të gjitha akuzat e ngritura me shumicë votash. Por kryeprokurori refuzoi vendimin e gjykatës. Pas refuzimit çështja u analizua nga këshilli i përgjithshëm i krimeve të gjykatës së lartë dhe më 24 Qershor të vitit 2008 ai e hodhi poshtë refuzimin. Këtu mund të shihni qartë sesi Turqia, aspiruese për të qenë pjesë e BE, po përpiqet të bëhet një vend më demokratik dhe më i lirë”, tha Prof. Harrington.

Librin e kam shkruar pa u ndikuar nga asgjë dhe nga asnjeri

Pas fjalës së tij Prof. Dr. James C. Harrington u dha përgjigje pyetjeve të dëgjuesve. Pyetjes se a është takuar apo ka folur ndonjëherë me Fethullah Gylenin, ai iu përgjigj se nuk është takuar asnjëherë me të në emër të ruajtjes së asnjanësisë së akademikut. Ai pohoi dëshirën e tij për t’u takuar me gjykatësit këtu në Turqi, por një kërkesë e tillë i është refuzuar. “Nuk kam mundur të flas personalisht me Fethullah Gylenin gjatë kësaj periudhe. Pas botimit të librit pata rastin të njihesha me të. Ai nuk më kritikoi për botimin e një libri të tillë. Ndihem shumë krenar për shkrimin e këtij libri të cilin e kam shkruar pa u ndikuar nga asnjë njeri apo institucion.

Pyetjes se cili është shkaku që e shtyu drejt studimit të kësaj lëvizje, Prof. Harrington i përgjigjet kështu: “Gjithnjë kam qenë i interesuar për të drejtat e njeriut. Unë jam katolik dhe për këtë arsye zotëroj një fe me rrënjë të lashta. Gjatë studimit të lëvizjes Gylen më ka bërë përshtypje vlerësimi i botës shpirtërore dhe ndihma ndaj të tjerëve. Ç’është e vërteta, unë pashë mënyrën time të jetesës në këtë lëvizje. Dhe kjo është shumë e rëndësishme si për mua, ashtu dhe për të drejtat e njerëzve.”

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message