Parathënie

Shekulli i njëzetenjë është shndërruar në një periudhë krizash të padëgjuara më parë. Nga njëra anë janë ata të cilët janë orientuar drejt dhunës, vdekjes dhe shkatërrimit dhe fatmirësisht nga ana tjetër, janë ata të cilët i luftojnë këto ide duke evokuar dobitë e dialogut dhe të mirëkuptimit. Ngjarjet e 11 Shtatorit 2001 e ilustrojnë më së miri rëndësinë e kësaj të fundit. Ngjarjet e asaj dite dhe lufta e mëpasme ndaj terrorizmit kanë ndryshuar qëndrimet e komuniteteve lokale dhe ndërkombëtare. Prandaj, nëntëmbëdhjetë kamikazët e atyre avionëve krijuan një nga paradokset më të mëdha të shekullit të njëzetë e një. Islami, i cili e konsideron veten si një fe të paqes, tani krahasohet me dhunën dhe terrorin.

Ekziston fatkeqësisht një mungesë njohjeje në lidhje me Islamin, si nga myslimanët, ashtu dhe nga ana e jomyslimanëve. Nevoja për të kuptuar Islamin tani shkon përtej departamenteve të universiteteve tona dhe të shtëpive të çdo individi. Popullsia gjithmonë në rritje e myslimanëve, tani mendohet të jetë rreth 1.4 miliardë persona që jetojnë në pesëdhjetë e shtatë shtete myslimane, të paktën njëri prej të cilëve është fuqi bërthamore. Shumë nga këto shtete myslimane luajnë një rol të rëndësishëm në krah të Shteteve të Bashkuara, ose kundër tyre në luftën kundër terrorizmit. Komuniteti mysliman nuk është i izoluar në një pjesë të veçantë të botës. Rreth shtatë milionë myslimanë jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe shumë miliona të tjerë në Evropë. Terroristët kryesorë të listës së më të kërkuarve të Amerikës janë myslimanë, si Osama Bin Laden, Al Kaeda dhe udhëheqësit talebanë, si Mullah Omari. Por myslimanë janë edhe aleatët kryesorë të Amerikës në luftën kundër terrorizmit, si Presidenti Pervez Musharraf i Pakistanit, Presidenti Karzai i Afganistanit dhe Mbreti Abdullah i Jordanisë. Prandaj, meqenëse si kundërshtarët, ashtu dhe aleatët kryesorë janë myslimanë, është e domosdoshme të fillojmë të kuptojmë Islamin.

Mënyra e realizimit të këtij objektivi nëpërmjet ballafaqimit real ndërmjet besimeve tona fetare, është ajo e dialogut dhe e mirëkuptimit. Libri i Dr. Jill Carroll “Dialogu i qytetërimeve” mbron idenë e dialogut dhe unë e mbështes fort atë. Dr. Carroll na ka bërë një shërbim të madh duke hedhur dritë mbi filozofinë unike myslimane të M. Fethullah Gylenit. Gyleni është një udhëheqës i madh Sufi Turk, një pionier i dialogut ndërfetar për më tepër se tridhjetë vjet. Ai mendon se “dialogu nuk është një aspekt sipërfaqësor, por një nevojë e domosdoshme… se dialogu është pjesë e detyrave të myslimanëve në mënyrë që bota jonë të bëhet një vend më paqësor dhe i sigurt.” Në një periudhë kohe kur njerëzimit i nevojiten udhëheqës të mëdhenj shpirtërorë, ne e kemi gjetur një të tillë: Fethullah Gylenin. Gyleni e ka kaluar jetën e tij duke u bërë zëdhënës i ankesave ashtu edhe i aspiratave të myslimanëve në veçanti dhe gjithë njerëzimit në përgjithësi. Ai është frymëzuesi i një lëvizjeje gjigante shoqërore qytetare, e cila që nga fundi i viteve gjashtëdhjetë është zhvilluar dhe rritur duke u bërë pjesë përbërëse e jetës shoqërore. Gyleni si një dijetar dhe intelektual Sufi mysliman, ka frymëzuar miliona myslimanë dhe jomyslimanë për t’i shërbyer njerëzimit.

Brenda këtij teksti, Dr. Jill Carroll vijon traditën e dialogut duke na ballafaquar me një dialog tekstual ndërmjet mendimeve dhe mësimeve të Gylenit dhe pesë filozofëve të njohur ndërkombëtarë brenda gamës së pikëpamjeve të përgjithshme njerëzore si: Emanuel Kanti, Konfuci, Xhon Stjuart Milli, Zhan Pol Sartri dhe Platoni. Dr. Carroll, jo vetëm që është e aftë të ndezë një diskutim duke reflektuar mbi mësimet e Gylenit, por gjithashtu na jep një shembull të llojit të dialogut që nevojitet në shekullin e njëzetenjëtë, shembull në të cilin mendimet dhe idetë, krejtësisht të ndryshme nga tonat, na paraqiten në një mënyrë racionale dhe që të bëjnë të mendosh thellë.

Nuk mendoj se ka një njeri më të kualifikuar për të shkruar këtë dialog tekstual se Dr. Carroll. Ajo është Drejtore e Asociuar e Qendrës Boniuk të Studimeve dhe Përparimit të Tolerancës Ndërfetare në Rice University, si dhe shkrimtare e lektore e vazhdueshme e ideve të Gylenit dhe përfituese e mprehtë e kuptimit të mësimeve të tij. E pajisur edhe me bekgraundin e saj, si një profesoreshë e shkencave njerëzore dhe e krahasimit ndërfetar, ajo është eksperte në filozofinë kontinentale të fesë e cila e ka bërë të aftë që të jetë në gjendje të marrë këtë detyrë. Dr. Carroll ka bërë shumë për të paraqitur idealet islame dhe parimet e lëvizjes së Gylenit në komunitetin e madh të dijetarëve. Unë jam bërë dëshmitar i përkushtimit të saj ndaj idealeve të tolerancës dhe dialogut, siç ka theksuar edhe ajo në Konferencën Ndërkombëtare mbi Islamin e Botës Moderne në 2006: Lëvizja e Fethullah Gylenit në Mendim dhe Zbatim, në Universitetin e Oklahomës, ku unë pata fatin të bëja fjalimin hapës.

Kur isha duke udhëhequr një projekt kërkimesh për Institutin Brookings, të titulluar “Islami në Epokën e Globalizimit”, në pranverë të vitit 2006, unë udhëtova në nëntë vende myslimane dhe së bashku me grupin tim të kërkimit, u binda se sa ndikues ishte Fethullah Gyleni. Në një përpjekje për të kuptuar “mendjen” e myslimanëve përgjatë botës myslimane, ne përgatitëm një pyetësor i cili u bënte pyetje personale secilit pjesëmarrës. Pyetjet e shtruara synonin të nxirrnin në pah reagimet në lidhje me perëndimin dhe globalizmin. Ne zbuluam se shumë njerëz ndjekin ata të cilët përpiqen të vendosin barriera rreth e rrotull Islamit dhe të përjashtojnë çdo gjë tjetër, veçanërisht ndikimin perëndimor. Kjo ide po fiton popullaritet me shpejtësi në botën myslimane. Megjithatë, në Turqi, ne pamë se modeli më popullor bashkëkohor që ndiqej ishte Fethullah Gyleni, gjë e cila na çoi në përfundimin se lëvizja e tij është shumë e rëndësishme dhe e fuqishme, si një kundërpeshë ndaj idesë së përjashtimit që po merr formë brenda botës myslimane.

Përmasa dhe efektiviteti i lëvizjes së Gylenit është rritur në mënyrë të dukshme gjatë tridhjetë viteve të fundit. Ajo tani ka bërë të mundur hapjen e qindra shkollave moderne dhe të shumë universiteteve brenda dhe jashtë Turqisë, një rrjet mediatik (dy stacione kombëtare televizive, një revistë javore lajmesh dhe një të përditshme kryesore në vend), si dhe shumë sipërmarrje biznesi. Ajo është rritur jo si lëvizje politike, por si një lëvizje shoqërore dhe shpirtërore. Si një reformator unik shoqëror, Gyleni ka futur një stil të ri edukimi që ndërthur njohuritë shkencore me vlerat shpirtërore. Me anë të kësaj, ai është në gjendje të gjejë një të mesme e cila bën të mundur lidhjen e Islamit me modernizmin. Ai beson se qëllimi i vërtetë i popujve është rinovimi, ose “qytetërimi” i individëve dhe shoqërisë nëpërmjet veprave të moralshme.

Gyleni është frymëzuar mjaft nga mësimet dhe shkrimet e Mevlana Xhelaleddin Rumiut dhe mesazheve të tij të shërbimit ndaj Zotit dhe të dashurisë dhe shërbimit ndaj njëri-tjetrit. Rumiu, një autor shumë i lexuar, jo vetëm në botën myslimane, por edhe në Shtetet e Bashkuara, nga pikëpamja intelektuale dhe shpirtërore shtroi rrugën për lëvizjen e Gylenit. Të dy këta njerëz ia përkushtuan jetën e tyre sufizmit. Gyleni e përshkruan Rumiun me respekt të madh “Jo një nxënës, as dervish e, as përfaqësues, apo mjeshtër, siç njihet ai në mjediset tradicionale sufiste. Ai përhapi një metodë të re, të ngjyrosur me rigjallërim dhe arsyetim individual që buron nga Kurani dhe suneti, si dhe një njeri që ka mëshirën islame, si pikën e tij të referimit. Me një zë dhe frymë të re, ai i solli me sukses si njerëzit e brezit të tij edhe ata të kohëve të mëvonshme drejt një objektivi të ri hyjnor.”

Gyleni na ndihmon t’i përgjigjemi pyetjeve të jetës, vlerave dhe përbërësve të një shoqërie njerëzore si kjo e jona nëpërmjet ballafaqimit të ndryshimeve të dukshme ndërmjet shkencave pozitive dhe hyjnores. Në shkrimet dhe në ligjëratat e tij, Gyleni ka sjellë një dritë udhëheqëse për ata që kërkojnë zgjidhjet e dilemave të sotme. Ai na shpjegon se ditët e nxjerrjes së përfitimeve nëpërmjet forcës kanë mbaruar. Vetëm nëpërmjet arsyetimit dhe përdorimit të argumenteve bindëse bëhet e mundur që të tjerët ta pranojnë rrugën tuaj. Vetëm nëpërmjet mirëkuptimit dhe respektit reciprok, bashkësitë mund të bashkekzistojnë në paqe. Brenda botës sonë gjithmonë të trazuar, ky leksion duhet të mësohet mirë. Respekti për traditat kulturore dhe fetare është shndërruar në domosdoshmëri. Prandaj, është thelbësore që ne të krijojmë me çdo mënyrë një proces mirëkuptimi dhe dialogu ndërfetar. Në këtë botë përplasjesh reale dhe të imagjinuara të pas 11 Shtatorit, miliona pjesëmarrës të lëvizjes së Gylenit vazhdojnë të na sigurojnë udhëheqje shpirtërore dhe praktike, përmes paqes dhe tolerancës ndaj të tjerëve. Në një botë ku shumica e udhëheqësve myslimanë flasin për konflikt dhe luftë, Gyleni na udhëheq me një zë të ri që i bën thirrje njerëzve të të gjitha besimeve të shkojnë drejt “tryezës hyjnore.” Nëpërmjet udhëheqjes së tij, ne mund të krijojmë një botë në të cilën dialogu është kursi ynë i parë i veprimit dhe konfrontimi është i fundit fare. Në këtë frymë, Dr. Carroll ka bërë një punë e cila, jo vetëm nxjerr në pah pikëpamjet tona për parimet dhe mësimet e Gylenit, por gjithashtu, i kushton vëmendje një lëvizjeje filozofike që është me të vërtetë domethënëse në ditët tona.

Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time Muhamed Çetinit, Presidentit të Institutit për Dialog Ndërfetar, i cili e nisi këtë punë të rëndësishme për promovimin e dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet botës perëndimore dhe asaj myslimane dhe gjithashtu t’i shpreh mirënjohjen time David Montezit për ndihmën e tij në përgatitjen e kësaj parathënieje dhe për përpjekjet e tij për dialog. Si një njeri i përfshirë aktivisht në çështjet e dialogut ndërfetar, unë jam shumë i ndërgjegjshëm për nevojën e mirëkuptimit dhe të mëshirës në këto kohë të trazuara. Si pedagog universiteti, unë jam në një pozicion unik që ma bën të mundur të jem dëshmitar i fuqisë së dialogut brenda auditorëve ku jap mësim dhe për mënyrën se si ai mund ta ndryshojë të ardhmen. Si baba dhe gjysh, nevoja jetësore për dialog peshon mbi mua personalisht. Nevoja për të ndërtuar ura është thelbësore për garantimin e sigurisë për fëmijët tanë. Dialogu dhe mirëkuptimi nuk janë më nga pikëpamja intelektuale gjëra të dorës së dytë, janë thelbësore në qoftë se duam të mbijetojmë në shekullin e njëzetenjëtë.

Profesor Akbar Ahmed, Shef i Departamentit Ibn Khaldun i Studimeve Islame, Universiteti Amerikan, Washington D.C

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message