Kolegjet dhe dialogu ndërmjet qytetërimeve

Home » Albanian (Shqip) » Dëshmia e traditës në epokën moderne » Aspekti kulturor » Kolegjet dhe dialogu ndërmjet qytetërimeve

Një shprehje tjetër e suksesit të këtyre shkollave është edhe veprimtaria në fushën e dialogut ndërqytetërues që buron nga një rreth njerëzish me ndjenja të larta përulësie dhe vetësakrifikimi. Këto shkolla, në stafin e tyre mësimdhënës dhe atë administrativ, përpiqen t’i sjellin njerëzit e feve, të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme drejt një botëkuptimi të përbashkët. Kjo përbën gurin e themelit të dialogut. Nëpërmjet ndërgjegjësimit të njerëzve, të cilët janë të qëndrueshëm përsa i përket vlerave të tyre morale, njerëzore dhe sociale dhe të cilët janë në gjendje ta mirëpresin të ndryshmen, këto shkolla, kanë themeluar një infrastrukturë të përshtatshme për dialogun e ardhshëm ndërqytetërues. Një qenie njerëzore e cila është harmonike me gjithë aspektet e saj të ndryshme kulturore, përbën elementin më themelor të kulturës së pajtimit. Ideja që një person të jetë i hapur ndaj ideve të ndryshme kulturore, sigurisht nuk ka kuptimin e luhatjes apo të largimit nga origjina vetjake. Si dialogu ashtu edhe pajtimi lidhen me një spektër më të gjerë dhe të zakonshëm të hapësirës sociale që i lejon njerëzit të jetojnë bashkarisht përmes respektit reciprok, pa mohuar themelet e ekzistencës së secilit prej tyre. Në të kundërt, ai nuk përbën një aktivitet me pjesëmarrje të plotë. Në këtë aspekt, përpunimi ekonomik dhe social sikurse edhe asimilimi kulturor janë në kundërshtim me qëllimin e dialogut dhe të pajtimit.

Pavarësisht diversiteteve tona, ne jemi të hapur ndaj një rrjeti të përshtatshëm marrëdhëniesh të diktuar nga procesi i “globalizimit.” Globalizmi në çdo aspekt ka sjellë dhe ka akumuluar pluralizëm duke bërë që “tjetri” që ka përftuar gjithmonë tërësinë e frikave tona, të vijë në prag të sistemit tonë tradicional fetaro-kombëtar. Direkt dhe indirekt ky proces ka ndikuar tek ne dhe ka prekur çdo aspekt të marrëdhënieve tona sociale. Ne duhet t’i ripërcaktojmë aspektet e ndryshme kulturore, nëpërmjet ndërtimit të një platforme frytdhënëse, pa imponim, pa kriza apo konflikte. Jo vetëm në kuptimin politik dhe etnik, por edhe kulturor dhe social, Anadolli ka përbërë gjithmonë një mozaik qytetërimesh. E ndërsa koncepti i mozaikut, natyrisht që të sjell në mendje një ndjenjë ankthi politik dhe ideologjik, Anadolli është realisht edhe një nga rajonet e rralla gjeografike që ka mbështetur gjithmonë në historinë e saj kulturën e dialogut. Përsa i përket dialogut dhe tolerancës, njerëz të tillë të mençur si Ahmed Jesevi, Mevlana Rumi dhe Junus Emre, të cilët e mishëruan dialogun dhe tolerancën në të gjithë përvojën e tyre jetësore, shërbejnë si burime prej të cilëve kolegjet e lartpërmendura mund të përfitojnë frymëzim dhe udhërrëfim. Nga ana e jashtme, kolegjet ushqehen prej këtyre burimeve. Ata e mbartin këtë shpirt ngado që shkojnë me numrin e tyre të madh të mësuesve. Kjo është arsyeja përse disa njerëz e përkufizojnë këtë lëvizje si manifestimin e humanizmit bashkëkohor turk.

Në Perëndim, shumë njerëz e kanë lidhur këtë lëvizje me bazat e Sufizmit turk. Ndërkohë, as “Sufizmi” e as “humanizmi” nuk i përkufizojnë kolegjet plotësisht siç duhet. Është e vërtetë se vetësakrifikimi, sinqeriteti dhe vlerat njerëzore të mbinatyrshme, përfshihen nga motivi Sufi dhe humanist.[1] Megjithatë, sistemi edukativ i kolegjeve, është i orientuar drejt një segmenti më të gjerë të shoqërisë si dhe drejt themeleve të dijes. Nga ana tjetër, si idealet Sufi ashtu edhe humanizmi kanë rrënjë më të ngushta dhe më statike. Në përgjithësi, Sufizmi paraqet një qëndrim përjashtues ndaj botës materiale dhe progresit teknologjik. Në këtë kuptim, ai vendos një marrëdhënie të njëanshme ndërmjet lëndës dhe shpirtit. Ndërsa përsa i përket humanizmit, ai paraqet një vullnet të dobët dhe të brishtë ndaj proceseve sociale; qeniet njerëzore shfaqin një qëndrim pasiv ndaj shoqërisë dhe ngjarjeve të ndryshme. Në sistemin edukativ të këtyre shkollave, një person shihet si pjesëmarrës aktiv në proceset sociale. Shkollat i përkasin një modeli që vendos balancën ndërmjet botës materiale dhe shpirtërore, pa e zvogëluar ndonjërën në dëm të tjetrës, në mënyrë që të ndërtojë një model aktiv, i tillë që është në gjendje të mbartë përgjegjësinë e dialogut kulturor dhe shoqëror.

Përtej çdo dyshimi, shumë gjëra mund të shihen të lidhura me rrënjët filozofike dhe ideologjike të shkollave. Ne duhet të mbajmë parasysh faktin se ndeshemi me një sistem që e vendos veprimin përpara ideve dhe qëllimeve intelektuale. Unë e ndjej nevojën ta theksoj këtë pikë për shkak se spekulimet intelektuale dhe mendore si dhe përkufizimet e gabuara, shpesh paraqesin rrezikun e mosshoqërimit me praktikën. Në një kontur ideologjik apo mendor, qëndrimi shoqëror i lëvizjes mund të sjellë një impakt aq të gjerë sa t’i kapërcejë edhe kufijtë e këtij konturi. Një kontur filozofik, i ravijëzuar sot, mund të mos funksionojë nesër, meqenëse praktikat e jetës shoqërore mund të sjellin zhvillime të reja. Prandaj, është më e arsyeshme t’i shikojmë aktivitetet edukative të kësaj lëvizjeje më fort nën dritën e praktikës shoqërore, sesa përmes këndvështrimit të ngushtë të koncepteve, të dizenjuara hollë, dhe pikëpamjeve të ngrira filozofike dhe ideologjike.


[1] Për një analizë të dobishme shih Zeki Saritoprak, “Fethullah Gylen: Një Sufi me Rrugën e Tij.” Në Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, botuar nga Hakan Yavuz dhe John Esposito, NY: Syracuse University Press, 2003.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message