Përmasa historike e çështjes

Sikurse në mes të gjallesave të tjera, njeriu ka nevojë për të ushqyer e gjeneruar zemrën e mendjen, trupin e shpirtin, që të arrijë të kryejë funksionet e të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta specifike e të përftojë “lumturinë njerëzore” dhe ashtu sikur mospërfillja e tyre është pengesë konkrete për zhvillimin njerëzor, po ashtu edhe qytetërimet e shtetet kanë pjesët e veta përbërëse që kërkojnë ushqim e gjenerim dhe kanë nevojat e veta që duhen përmbushur.

Veçanërisht gjatë pesë shekujve të parë të lulëzimit të vet, atëherë kur qytetërimi Islam ia ka dalë mbanë ta ruajë identitetin e tij karakteristik, ai e ka trajtuar përherë së bashku individin dhe shoqërinë, duke i kushtuar nga njëra anë vëmendjen e rëndësinë e duhur shkencës e dijes, të cilat i ka parë si “ndriçim i mendjes” dhe e ka konceptuar zhvillimin e botës si detyrë e drejtpërdrejtë e besimtarit, të cilit i është dhënë nderi dhe përgjegjësia për të qenë administrator i botës, po nga ana tjetër, duke manifestuar një qytetërim të bazuar në dinamika shpirtërore e morale, të gjeneruara nga besimi fetar. Shkencat natyrore dhe ligjet e tyre, të trajtuara si ligje të Krijuesit dhe reflektime të atributeve të Tij, Vullnet e Pushtet, as edhe njëherë nuk janë trajtuar të ndara nga ligjet e normat fetare, të vendosura nga Krijuesi, për të rregulluar e sistemuar jetën e individit dhe shoqërisë. Kështu, ai qytetërim, duke e parë shkencën – e cila shekujt e fundit është shkëputur krejtësisht nga feja, duke u bërë kështu shkak për një sërë fatkeqësish, të krahasueshme me dobitë e veta mbi njeriun e njerëzimin dhe duke e bërë njeriun të braktisë gjithë vlerat që gëzon, të aftë të shfarosë qindra e mijëra në çast, viktimë të materies e prodhimit të vet – si një shprehje e fesë në një tjetër fushë, ka bërë bashkimin e mendjes me zemrën në aspektin human e të besimit me intelektin në aspektin social, duke arritur t’i ofrojë njerëzimit për shekuj me radhë një periudhë të artë lumturie.

George Sarton, në veprën e tij monumentale “Hyrje në Historinë e Shkencës”, bën një ndarje kronologjike të kohës duke emëruar secilën periudhë kohore me emrin e një dijetari të famshëm-simbol i asaj kohe. Në këtë mënyrë, secila nga shtatë periudhat Pesëdhjetëvjeçare, nga shekulli VII deri në gjysmën e dytë të shekullit XI, mban emrin e një dijetari mysliman, si p.sh., Periudha e Harizmit, periudha e Birunit, etj. Krahas këtyre Sarton rendit edhe qindra emra të dijetarëve myslimanë që kanë bërë emër në histori. Këta dijetarë, ashtu si edhe shumë shembuj që mund të hasen në perëndimin modern, nuk ishin vetëm specialistë të një fushe, të ndrydhur në shabllonet materialiste, por ishin dijetarë të disa shkencave dhe njëkohësisht edhe njerëz të lartësuar shpirtërisht e moralisht dhe të thelluar në besim. Nga ana tjetër, edhe shumë njerëz të fesë, të arsimuar në fushën e teologjisë dhe spiritualizmit, ishin njëkohësisht dijetarë të matematikës, astronomisë, historisë apo kimisë.

Qytetërimi Islam kaloi një pështjellim të madh me pushtimin Mongol. Po megjithë moshën e vet 500-vjeçare, burimet e tij që rridhnin jetë, shpirti e hovtaria e gjallë që e karakterizonte, bënë që ky qytetërim t’i kapërcente shpejt rrënojat e këtij pushtimi. Jo vetëm që u ngrit në këmbë, po me Perandorinë Osmane, që ishte në një farë sensi filiali bri Evropës i këtij qytetërimi, arriti të lartësohej sërish në skenën historike. Po kur erdhi në shekullin e XIX këtij qytetërimi, nga njëra anë i ishte thyer krahu i dijes e nga ana tjetër, kishte pësuar deformime e ndrydhje edhe në krahun shpirtëror e moral. Ndërsa perëndimi, me zbulimet gjeografike por edh me zhvillimet që kishte arritur në shkencë e teknikë, pse jo edhe me mbështetjen që i jepte kolonizimi i vendeve të ndryshme nëpër botë e me të tilla mënyra, kishte hedhur hapa të rëndësishëm drejt fuqizimit. Dhe ky fuqizim e çoi atë në një pushtet mbarëbotëror, para të cilit Shteti Osman, i cili ishte bërë copë, nuk arriti të mbijetonte. Lufta Ruso-Turke më 1878, pas saj Lufta Ballkanike e 1911-12’ës dhe më pas Lufta e Parë Botërore lanë gjurmë në çdo vatër dhe hapën plagë të rënda në çdo zemër turke. Më së fundi, këtyre iu shtua edhe pushtimi e më pas copëtimi i Anadollit. Dhe në fund të këtyre humbjeve disashekullore, epërsia materiale e perëndimit dhe magjepsja ndaj pushtetit të tij, bëri që shumë vatra të besimit të shuhen disi në zemrat e myslimanëve, duke i hapur rrugë edhe dobësimit të besimit te Zoti por edhe lënien pas dore të shumë përgjegjësive fetare. Sidomos në Turqi, Islami mbeti sërish i vetëm, pikërisht si në ato ditët e para të tij në Mekë. Kurani u braktis. Myslimanët individualisht dhe bota islame në planin gjeografik e social, me shprehjen e Mehmet Akifit, u kthye në një gërmadhë ku ngrinin folé korbat.

Kështu historia e shkëlqimit dhe e rënies së qytetërimit Islam e posaçërisht atij Osman, ka ndikuar thellë në formimin e Fethullah Gylenit. Po megjithëse këndvështrimi i Fethullah Gylenit ndaj kësaj historie nuk kishte si të mos ishte sentimental, ai i ka bërë një trajtim shkencor e logjik ngjarjeve, duke mos i kërkuar shkaqet e rrënimit të këtij qytetërimi vetëm në faktorët social, ekonomik e politik. Siç do ta vërtetonte më së miri edhe gjatë eksperiencës në vendet ku do të ishte në detyrë në të ardhmen, themelet e çështjes qëndronin te besimi e botëkuptimi dhe këtë e vërtetonin edhe studimet serioze që ai i bënte personalisht Islamit. Ja, këtu qëndron edhe ajo pikë e rëndësishme ku mentaliteti e botëkuptimi islam i Fethullah Gylenit ndahet nga konceptimi ideologjiko-politik. Gyleni nuk e ka trajtuar shkëlqimin e rënien e qytetërimeve, historive e popujve nga prizmi modernist Osman dhe republikan, as edhe nga perspektiva sociale e politike e lëvizjeve islame ideologjiko-politike.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message