MirekuptimiNjerëzit janë krijesa të lindura me atributet dhe dobësitë e tyre. Deri sa u shfaq njeriu i parë, nuk gjallonin krijesa që mbartnin kundërshti të tilla brenda natyrës së tyre. Në të njëjtën kohë që qeniet njerëzore përplasin flatrat në qiellin e parajsës, ata mund, me një shmangie të papritur, të bëhen përbindësha që lëshohen në guvën e ferrit. Eshtë e kotë të vështrosh për ndonjë marrëdhënie midis këtyre ulje ngritjeve të frikshme, ato janë ekstreme sepse shkaku dhe efekti i tyre zënë vend në një plan shumë të ndryshëm.

Shpesh njerëzit janë si një fushë me grurë përulur nga era, në momente të tjera, ndonëse paraqiten plot dinjitet si një rrap i moçëm, ata mund të shemben përdhe, pa mundur të ngrihen përsëri. Ashtu siç nuk janë të pakta momentet kur engjëjt i kanë zili, po ashtu nuk janë të pakta dhe çastet kur djajtë shokohen nga sjellja e tyre.

Për njerëzit, natyra e të cilëve pëson shumë ulje e ngritje, kjo është e pashmangshme edhe nëse angazhimi i së keqes nuk është në natyrën e tyre. Edhe po qe se jeta e tyre njolloset aksidentalisht, është e papëlqyer. Për një krijesë e cila është nisur për të prishur emrin e mirë të saj, mirëkuptimi është diçka e pamundur.

Ndonëse është e çmueshme të kërkosh dhe të presësh mirëkuptim dhe të vajtosh për gjërat që na janë përvjedhur, të jesh i mëshirshëm është më shumë se një atribut dhe virtyt. Eshtë e gabuar të mendosh se mirëkuptimi shfaqet tek njerëzit pa virtyte, po ashtu siç është e gabuar të mendosh që virtytet bashkëjetojnë tek njerëzit pa mirëkuptim. Siç dihet fjala e urtë thotë: “Të gabosh, është njerëzore, të falësh është hyjnore!” Dhe si mund të shprehej më bukur se kaq! Krijesa që fal, synon krijesën e korrigjuar, përmbahet në kthimin në esencën tonë dhe rigjetjen e vetes sonë përsëri. Për këtë arsye, veprimi më i pëlqyeshëm në sytë e Mëshirës së Pafund është çdo aktivitet i ndjekur në mes të drithërimave për këtë kthim dhe kërkim.

Gjithçka për krijesat, në jetë ose jo, është paraqitur me anë të mirëkuptimit përmes humanitetit. Pikërisht siç Zoti shfaq atributet e Tij me anë të mirëkuptimit përmes humanitetit, Ai gjithashtu ngulit bukurinë e mirëkuptimit në zemrat e njerëzve. Ndërsa njeriu i parë lëshoi një goditje në esencën e tij nga gabimi i kryer, diçka pothuajse e pashmangshme për natyrën e tij humane, mirëkuptimi i erdhi nga qiejt sepse ai e ndjeu pendimin në ndërgjegjen e tij dhe sepse lutjet e tij ishin të sinqerta.

Njerëzit kanë dhunti të ruajtura, të tilla si shpresa dhe ngushëllimi që i kanë trashëguar prej paraardhësve nëpër shekuj. Sa herë që njerëzit gabojnë, nga ngjitja në transportuesin magjik në kërkim të mirëkuptimit dhe prej mposhtjes së turpit të shkaktuar nga mëkatet e tyre dhe të dëshpërimit si pasojë e veprimeve të tyre, ata janë të aftë të fitojnë mëshirë pa kufi dhe kanë treguar fisnikërinë që është ngatërruar në perden e syve të tyre me mëkatet e të tjerëve.

Në sajë të shpresës së tyre për mirëkuptim, njerëzit mund të ngrihen mbi retë e errëta që kërcënojnë horizontin e tyre dhe të gjuajnë mundësinë për të parë me lehtësi botën e tyre. Këta fatbardhë që janë të vetëdijshëm për krahët e ngritura për mirëkuptim, kalojnë jetën në mes melodive që gëzojnë shpirtrat e tyre.

Për njerëzit që kanë dhënë zemrat e tyre në kërkim të mirëkuptimit është e pamundur të mos mendojnë për faljen e të tjerëve. Pikërisht siç dëshirojnë të jenë falur, ata gjithashtu dëshirojnë të falin. A është e mundur që dikush të mos falë nëse e di që shpëtimi prej zjarrit të vuajtjeve shkaktuar prej gabimeve të tij ose asaj është i mundur duke pirë thellë në lumin e mirëkuptimit? Eshtë e mundur për njerëzit të mos falin nëse ata e dinë që rruga për të qenë i falur kalon përmes aktit të faljes?

Ata që falin janë nderuar me mirëkuptim. Një njeri që nuk di të falë, nuk mund të shpresojë të jetë i falur. Ata që mbyllin rrugën e tolerancës, janë përbindësha që kanë humbur humanizmin e tyre. Këto monstra që nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë të prirur të largojnë vetveten nga mëkatet e tyre, kurrë nuk do të ndjehen të lehtësuar për mirëkuptim.

Jezus Krishti tregon për një turmë njerëzish që po prisnin duke mbajtur gurë në duar për të qëlluar një mëkatar. Ai u tha: "Nëse ndonjëri nga ju është i papërlyer me mëkat, le të qëllojë ai i pari me gurë."[1] A mundet që ndokush që ka një mëkat në ndërgjegjen e tij, të jetë akoma i prirur të qëllojë tjetrin nëse e ka kuptuar me të vërtetë këtë ide? Në qoftë se sot këta fatkeqë e kalojnë jetën e tyre duke goditur jetën e të tjerëve, testi i lakmuesit nuk ka për ta kuptuar këtë! Në fakt, nëse arsyeja për të qëlluar një person është urrejtja dhe ligësia jonë, nëse është ky shkaku pse ne kemi dhënë gjykimin për të tjerët, atëherë është e pamundur ta japim këtë dënim për ta. E vërteta është se, po qe se nuk shkatërrojmë idhujt në egon tonë me të njëjtën kurajo si Abrahami, ne nuk do të jemi kurrë në gjendje të marrim një vendim të drejtë në emër të vetes sonë ose në emër të të tjerëve.

Mirëkuptimi ngrihet dhe arrin përsosjen përmes natyrës njerëzore. Në këtë këndvështrim, ne mund të dëshmojmë mirëkuptimin më të madh dhe tolerancën më të paqortueshme në shembujt më të rëndësishëm të humanitetit.

Urrejtja dhe ligësia janë farërat për ferrin që janë hedhur midis njerëzve nga shpirtrat e këqij. Ndryshe nga ata që nxisin urrejtjen dhe ligësinë dhe e kthejnë botën në një gropë ferri, ne duhet ta gjejmë këtë mirëkuptim dhe të nxitojmë të shpëtojmë njerëzit tanë që janë përballur me vështirësi të panumërta dhe që janë shtyrë vazhdimisht në drejtim të humnerës. Shekujt që sapo kemi kaluar, kanë qënë më të vështirët prej ekseseve të atyre që nuk njohin mirëkuptim dhe as pranojnë tolerancën. Eshtë e pamundur të mos jesh ftohur nga mendimi që këta fatkeqë mund të drejtojnë të ardhmen.

Për këtë arsye, dhurata më e madhe që gjenerata e sotme mund t’u japë fëmijëve, nipërve e mbesave të tyre është t’u mësojë se si të falin, të falin edhe kur përballen me sjelljen më të keqe ose në rrethanat më shqetësuese. Ndonëse, duke menduar për faljen e monstrave, njerëzve të ligj që gëzohen me vuajtjet e të tjerëve, mund të mos respektohet vetë ideja e mirëkuptimit. Ne nuk kemi të drejtë t’i falim ata, falja e tyre mund të jetë mosrespekt për njerëzimin. Unë nuk besoj që ekziston mundësia që ndokush mund ta kuptojë aktin që është mosrespekt për mirëkuptimin si një zhvillim të pranueshëm.

Një gjeneratë e cila është rritur me një të kaluar kryesisht nën një ndikim armiqësor të vazhdueshëm, vështron pa ndërprerje tmerr dhe brutalitet në botën e errët në të cilën ajo gjendet. Ata shohin gjak dhe qelb jo vetëm në natën e errët, por dhe gjatë ditës me diell. Çfarë mund të jetë mësuar prej një shoqërie së cilës zëri, fryma, mendja, dhe buzëqeshja i janë molepsur prej gjakut? Gjithçka i është dhënë kësaj gjenerate është në kundërshtim të plotë me çfarë ne kemi nevojë dhe çfarë ne dëshirojmë. Ky brez jeton në një botë tjetër, nxitur prej vitesh nga mospërfillja dhe prej mendimeve të gabuara, pështjellimi dhe rebelimi shkaktuar prej tyre krijon një përmbytje. Nëse vetëm tani ne mund t’i kemi kuptuar ata. Sa keq! Ku ka qenë më parë mendjemprehtësia jonë?

Ne besojmë që mirëkuptimi dhe toleranca do të shërojnë shumë prej plagëve tona, vetëm nëse ky instrument hyjnor do të jetë në duart e atyre që e kuptojnë gjuhën e tij. Në të kundërt, metodat e gabuara të sjelljes dhe trajtimit, siç ka ndodhur deri tani, do të shkaktojnë shumë ndërlikime dhe vetëm do të na e ngatërrojnë punën që tani.

Diagnostikoni sëmundjen, atëherë filloni ta trajtoni atë;
A keni menduar ndonjë melhem që do të jetë shërim për çdo plagë?
Zija Pasha[2]


[*] Ky artikull është shkruar në vitin 1980 dhe origjinali i tij përmbahet në vëllimin Çag ve Nesil (Koha dhe brezi), Kaynak, Izmir, 2003, botimi i parë, f. 57-60.

[1] Ungjilli i shën Gjonit, kapitulli 8, sentenca 7.

[2] Zija Pasha (vd. 1880), figurë letrare me influencë e shek. XIX, anëtar dhe mbrojtës i Turqve të Rinj, organizatë e fshehtë e formuar në Stamboll në vitin 1865.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message