Karikaturat dhe Stili i Muslimaneve

Home » Albanian (Shqip) » Jeta » Artikuj të përzgjedhur nga Fethullah Gylen » Karikaturat dhe Stili i Muslimaneve

Në periudha të ndryshme të historisë, me mjete nga më të ndryshmet ofendohen bazat më të shenjta të besimit tonë dhe Profeti ynë i nderuar. Sot ky akt i shëmtuar bëhet me anë të mediave nën preteksin e “lirisë së mendimit.” Muslimanët në katër anët e botë shprehin reagimet në forma të ndryshme. Si i gjykoni këto ngjarje? Çfarë duhet të kemi kujdes që reagimet të ngelen në rrethin e të drejtës dhe të prodhojnë përfundime pozitive?

Fillimisht do doja të thoja se ata që e ndërmorrën një akt të tillë janë grupe radikale, që ekzistojnë në çdo vend. Këta njerëz janë fanatikë e jotolerantë, që nuk tregojnë respekt ndaj mendimit ndryshe. Njerëz të tillë është e mundur t’i gjesh kudo, në Danimarkë, në Francë e në Gjermani. Disa prej këtyre grupimeve burojnë nga bindje fetare. Aq më tepër që këtë fanatizëm ata e lidhin me kulturën e tyre fetare. Disa janë të lidhur pas ndenjave të nacionalitetit e disa të tjerë pas armiqësisë ndaj Islamit duke formuar kështu një front anti-islam. Të tillë ka kudo.

Paturpësi e drejtpërdrejtë…

Fanatizmi ekziston në çdo vend dhe ka pasur gjithmonë. Veçanërisht kur themi Perëndim nënkuptojmë demokraci, republikë dhe ndoshta në qeverisje janë respektuar të drejtat e njeriut dhe liria e fjalës. Ka të tillë që e pranojnë këtë, por ka edhe një fanatizëm që rrjedh prej kohësh në gjakun e tyre. Këtë duhet ta pranojmë si të tillë. Por kjo nuk do të thotë që muslimanët duhet të heshtin para ofendimeve dhe fyerjeve të tyre. Muslimanët përgjigjen do ta japin në mënyrë të qytetëruar. Çështjen do të mundohemi ta zgjidhim në rrugë diplomatike. Ndoshta do të veprojmë ashtu siç veproi dikur Gandi kundër Anglisë. Do të bojkotojmë mallrat e tyre dhe në vend të tyre do të përdorim mallrat e vendeve të tjera.

Jam i mendimit se shqetësimi ndaj shtimit të numrit të popullsisë muslimane në Evropë është ndjerë si një sëmundje e përsëritshme në perëndim. Edhe tani po ndodh e njëjta gjë. Njerëzit që qeverisin dhe që janë në krye të medias bëhen përkthyes të ndjenjave të kësaj shumice. Domethënë kjo gjë u pëlqen atyre. Disa persona transmetojnë në televizione ose botojnë në gazeta apo vëllime gjëra që i pëlqejnë shikuesit dhe lexuesve. Kuptohet që ata ndjekin ndjenjat e masës së tyre. Në fillim ndjekin një politikë e pastaj heqin dorë prej saj. Sepse populli nuk e do atë. Dhe ata kanë dëshirë të zgjidhen. Përderisa populli nuk mund t’i zgjedhë dot me atë politikë ata ndjekin linjën e ndjenjave të tyre.

Edhe ai karikaturisti i mjerë u bë inerpret i ndjenjave të tyre. Dhe sipas dëshirës së atyre ndjenjave u bë një gabim i madh. Argumentat që përdorën ata, ne muslimanët nuk mund t’i përdorim kurrsesi. Sepse kultura jonë Islame e pengon diçka të tillë. Kur ata ofendojnë Profetin Muhamed, vetëm kanë ofenduar. Por nëse muslimanët ndërmarrin një të dhjetën e saj, psh., të thonë diçka fyese për një shenjtore të rëndësishme të Krishtërimit si Shën Maria, dalin nga feja. Nëse thonë diçka për Jezusin dalin nga feja. Nëse fyejnë Ungjillin dalin nga feja. Për ne muslimanët nuk është e mundur reagimi me të njëjtën monedhë. Ne kurrë nuk do mundemi t’i përdorim ato armë. Nëse ata fyejnë Profetin Muhamed ne nuk mund të ngrihemi dhe të shajmë Sulejmanin, Davudin dhe Musain, sepse dalim nga feja dhe s’mbetemi më muslimanë.

Kjo për ne është çështje besimi. Nëse largohemi prej tyre, largohemi nga besimi. Nëse ofendojmë ata, largohemi nga besimi. Prandaj kultura e fesë Islame nuk na lejon t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë ofendimeve dhe paturpësisë së tyre. Të zgjatësh gjuhën ndaj Profetëve dhe të sillesh me paturpësi ndaj një personi që e respekton një miliard e gjysëm njerëz dhe përveç atyre një miliard e gjysëm njerëzve, ka shumë personalitete të shquara si Bismarku, Karl Lile, Alexis Carrel dhe Goethe që e kanë studiuar dhe vlerësuar Profetin Muhamed nga këndvështrime të ndryshme si vlerat e tij, virtytet, nderi dhe inteligjenca. Dhe për një person të tillë të vlerësuar nga të gjithë të përdorësh fjalë ofenduese dhe fyese patjetër që është e ulët.

Nuk munden ta përtypin ekzistencën e muslimanëve

T’i kundërpërgjigjesh atyre me të njëjtën mënyrë në këtë çështje do të thotë të mos jesh më musliman. Ne themi se ”Një person nuk mund t’i kundërpërgjigjet atyre pa marrë parasysh daljen nga feja.” Pra para një gjendjeje të tillë të vështirë jemi ne muslimanët. Këtu dua të shtoj diçka si antiparantezë. Islami nuk na largon nga asnjë fe, përkundrazi na nxit të ushqejmë respekt për çdo fe. Islami është një fe e tillë që na bashkon me të gjithë, na urdhëron t’i hapim dyert të gjithëve dhe t’i pranojmë të gjithë.

E gjitha kjo është një shprehje e reagimit ndaj popullsisë muslimane në atë vend. Dhe mundohen me ç’të munden për t’i provokuar ata.

Dhe këto ngjarje janë nga ato provokime të tilla që, njeriu e ka të vështirë t’i durojë. Revoltohen dhe shkojnë diku të godasin ambasadën Franceze dhe Daneze. Kjo është shumë e shëmtuar në emër të Islamit. Është e pamundur t’i përfytyrosh. Siç e shpreha, të tjerët përdorin mjete të lejuara për veten e tyre. Por feja Islame, kultura dhe e kaluara jonë nuk i lejon këto, na i ndalon rreptësisht. Nëse reagon në atë mënyrë ke dalë nga feja, nga vetvetja dhe nga shpirti i muslimanëve të parë. Muslimanët nuk mund të reagojnë po me atë mënyrë. Reagimi i muslimanëve duhet të jetë i qytetëruar, me finesë dhe në zbatim me rregullat që janë të lidhur. Ata me ato veprime kishin si qëllim provokimin e muslimanëve. Kush e di, ndoshta me këtë veprim kërkojnë t”i izolojnë muslimanët që jetojnë në Evropë.

Kjo i ngjan një ndeshjeje në ring, ku kundërshtari të gjuan në fytyrë e poshtë brezit të lejuar për boksim. Ata i shkelin rregullat e ju gjuajnë juve poshtë brezit, por ju nuk mund ta bëni dot kurrsesi një gjë të tillë. Besimi juaj nuk ua lejon këtë. Atëherë më e mira është të mos dilni në ring, që do të thotë të mos dilni nëpër rrugë e të bini pre e provokacioneve të tyre.

Muslimanët duhet të tregohen të kujdesshëm

Si kryetarët e shtetit ashtu edhe masat popullore muslimane nuk duhet të bien pre e emocioneve e të ndërmarrin hapa të gabuara. Në të kundërt, do të nxijmë faqen e Islamit.

Nga ana tjetër mund t’i shpjegojmë atyre (evropianëve) diçka me një stil më të butë e të qytetëruar. Kur filloni të dhunoni gjërat tona të shenjta, atëherë thyeni tek muslimanët respektin ndaj gjërave tuaja të shenjta. Edhe nëse vetëpërmbahen e nuk thonë gjë, i shtyni tek mendimet “çfarë t’i them e çfarë të bëj”. Për këtë arsye duhet treguar më shumë kujdes në këto tema.

Armiku më i madh i Profetit Muhamed në kohën e tij ishte Ebu Xhehli. Megjithatë pas vdekjes së tij, Profeti i kishte ndaluar shokët e tij ta shanin atë në praninë e të birit, Ikrimes, duke thënë: “Mos lëndoni të gjallët duke sharë të vdekurit”. Pra në praninë e këtij personi thoshte “Mos e lëndoni këtë njeri duke i sharë të atin.”

Profeti Muhamed gjithashtu thotë, “Askush prej jush mos ta shajë nënën dhe babain e vet.” Kur shokët e pyesin se si ka mundësi njeriu të shajë nënën dhe babain e tij ai u përgjigjet: “Nëse ju shani nënën dhe babanë e dikujt, edhe ai kthehet e shan nënën dhe babanë tuaj. Çfarë t’i thoni ashtu jua kthejnë.” Dhe ju konsideroheni sikur të keni sharë nënën dhe babanë tuaj. Në praninë e Zotit bini në një gjendje të tillë.

Liria e mendimit dhe respekti ndaj të tjerëve

E gjithë vëmendja është drejtuar nga bota islame. Sipas meje tani po luhet një lojë. Dhe bota Islame duhet të zbatojë rregullat e kësaj loje. I duhet të fitojë sa më shumë pikë në këtë lojë. E gjithë bota duhet t’i vlerësojë muslimanët. Nëse çështja dërgohet në gjykatën ndërkombëtare muslimanëve duhet t’i jepet e drejta. Dhe e kemi për detyrë t’i bëjmë të thonë “Këta nuk e ndryshuan sjelljen e tyre. Vepruan me arsye dhe nuk ndërmorën veprime të shëmtuara.”

Muslimanët duhet të veprojnë me arsye. Liria e fjalës dhe e shtypit nuk të jep të drejtën të ofendosh të tjerët. Nëse dikush prej muslimanëve ngrihet dhe thotë, “Unë do të botoj diçka në lidhje me gruan e filanit”, menjëherë prej tyre vjen përgënjeshtrimi dhe sqarimi i çështjes. Nëse dikush ngrihet e duke trumpetuar lirinë e shtypit thotë “Unë do të ofendoj mbretërinë e Anglisë., Francezët i njohim se kush janë prej revolucioneve., atdheu i Robespierëve… hajdutët e Danimarkës..”, e nëse pas reagimeve ai do thotë “Unë shprehem ashtu siç besoj” si do të pritet atëherë kjo? Nuk mund të thotë kjo “liri e mendimit” apo unë po shpreh mendimin tim’”.

Liria e fjalës nuk të jep të drejtën të nxish të tjerët. Njerëzit sado të jenë të lirë në shprehjen e fjalës, gjithsesi çdo gjë ka kufirin e vet. Edhe liria e fjalës hyn mes kufijve të caktuar, sepse nëse thoni vetëm liria ime e fjalës dhe e shprehjes, atëherë nuk mund të flitet më për lirinë e të tjerëve. Ndërkohë që edhe liria e fjalës duhet të ketë kufij, ashtu siç kanë shtetet me njëri-tjetrin. Liria juaj nga njëra anë dhe e të tjerëve nga ana tjetër.

Muslimanët duhet të sillen me respekt ndaj të gjithëve. Ajo që ndodhi me karikaturat ishtë e pamoralshme. Ishte vërtet një paturpësi serioze dhe çdokush duhet të ketë parasysh kufijtë e tij.


Fethullah Gylen është një ndër autorët më të njohur të mendimit İslam. Ai ka botuar dhjetra libra mbi Islamin dhe qasjet e sotme të shoqërisë njerëzore. Gyleni ka lindur në Turqi dhe aktualisht jeton në SHBA. Librat e tij janë botuar në shqip nga Shtëpia Botuese ‘Prizmi’. Ky artikull është botuar në një gazetat më të mëdha turke ‘Zaman’.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message