Horizonti i Fesë

Një anë të dashurisë për të vërtetën e përbën shkenca, kurse anën tjetër, feja. Sigurisht, në njërën anë të lidhjes dhe marrëdhënies mes qenies është zbulimi dhe përcaktimi i të vërtetës me anë të aftësisë njohëse dhe vetëdijes së njeriut, në anën tjetër është qëndrimi që duhet përcaktuar ndaj asaj të vërtete. Specifikën e parë e ndjek shkenca, përfshi edhe burimet informative të fesë. Kurse specifikën e dytë e përcakton feja.

Shkenca që nuk ka në themelet e saj analizën dhe shpjegimin e qenies dhe ekzistencës, dëshirën dhe pasionin për zbulimin e të vërtetës, është e verbër; po kështu, edhe përcaktimet e saj nuk janë pa kontradikta. Ashtu siç ndodh që shkenca për përvetësimin e së cilës bëhen përpjekje të nisura nga konsiderata interesash individuale, familjare e shoqërore, është e paracaktuar të përballet çdo kohë me një sërë ngecjesh e bllokimesh, ashtu dhe komplikimi herët a vonë i informacionit apo njohurisë së arritur në mënyrë të kushtëzuar nga një mendësi, një ide, një parti e një doktrinë, është i pashmangshëm. Meqë me burimet informative brenda saj, feja është një basen i gjerë dijeje, është edhe një element jetësor dhe një dinamikë me rëndësi për sa i përket dashurisë dhe pasionit për të vërtetën, si dhe në çështjet që e kapërcejnë horizontin e informacionit dhe njohurisë, një udhëzues me stil tregues të hapur por me pamje të thellë që s’të gënjen kurrë!

Por ç’e do se ashtu siç është e mundur në çdo kohë që shkenca, duke u flijuar për ide të caktuara, për rryma të caktuara dhe për doktrina të caktuara, duke e miopizuar, të shndërrohet në diçka mëngjarashe apo më keq, në një demon agresiv, grindavec dhe që ia pret rrugën të vërtetës, ashtu dhe është e mundur në çdo kohë që edhe feja e cila është një e vërtetë qiellore, të tregohet në dorën e mendimit fanatik si burim ndjenjash urrejtjeje, neverie, zemërimi dhe shpagimi; si përfytyrimi dhe projektimi i një objekti në mënyrë të përmbysur! Ç’kontradiktë e madhe!

Mendoni, tani, një çerdhe shkencore – që, në të vërtetë, është po aq e shenjtë sa një tempull – të marrë nëpër këmbë, madje të marrë rob në këtë apo atë mënyrë nga një rrymë filozofike. Aty shkenca është një i arrestuar në dorën e një ideje jo të lirë, fanatike dhe po aq të mallkuar sa injoranca më e mallkuar! Dhe mendoni një fe që kërkohet të bëhet mjet për interesat e disa klikave politike apo jopolitike. Tashmë tempulli është bërë banesa e ngushtë e asaj klike, kurse adhurimi aty është shndërruar në një lloj ceremonie protokollare dhe, në këto kushte, nuk ka dyshim se edhe feja, edhe institucioni dhe jeta fetare, edhe karakteri sublim i fesë janë vrarë keqas!

Sigurisht, po qe se në një shoqëri disa flasin për shkencë dhe, ndërkaq, i përdorin çerdhet shkencore, siç përdorin vilat e veta, si vitrina të dëshirave, pasioneve dhe ideologjive të veta, ato çerdhe shkencore prej kohësh kanë mbaruar së qeni tempuj, për t’u kthyer në arena ku mprihen dëshirat, pasionet dhe urrejtjet. Gjithashtu, po qe se në një shoqëri disa flasin për besimin, fenë dhe vënien e saj në jetë dhe, ndërkaq, atyre që s’mendojnë si ata vetë, që për pasojë, nuk ndajnë me ta të njëjtat konsiderata politike, u atribuojnë herezi, materializëm dhe hipokrizi, feja në përfaqësimin e njerëzve të tillë – mëkati i kësaj u takon këtyre përfaqësuesve sharlatanë – kthehet në gjendjen e një fobie krejtësisht kundërshtare të synimit të zbritjes së saj (fesë), si largimi i njerëzve nga Allahu, nxirja e zemrave të tyre dhe mbyllja mu në sy atyre e dyerve të shpresës.

Ç’është e drejta, në ç’masë që të jetëarmiqësia kundër besimit dhe fesë në gojët që shkumëzojnë me urrejtje, neveri dhe zemërim dhe në penat që nxijnë shpirtrat, një fanatizëm dhe një dhuratë e ofruar djallit që e kënaq atë, grushtat e ngritur në ajër të shtrënguar fort në emër të kritikës ndaj kësaj pikëpamjeje apo asaj ideje ndërsa pretendohet për besim dhe fe, janë në po atë masë një mediokritet dhe fanatizëm, si dhe një model injorance që do t’i mbyste në dëshpërim banorët e qiellit!

Pavarësisht nga pamja, po qe se njeriun që nuk e di se ç’është besimi i vërtetë, se me ç’gjuhë flet ndërgjegjja, që s’ka pjesë nga afërsia dhe dashuria hyjnore, që nuk i pranon për të mëdha gjërat e konsideruara të mëdha dhe për të vogla gjërat e konsideruara të vogla tek Allahu, shihet si fetar i plotë, kjo duhet të jetë mungesa më e madhe e respektit ndaj hyjnitetit dhe universalitetit të fesë.

Armiku më i madh edhe i fesë, edhe i shkencës, është paraqitja e një pjese dëshirash dhe pasionesh tona diku si ide shkencore dhe diku si besim fetar. Kjo specifikë është te njerëzit një boshllëk me truall të gjerë dhe burimi i këtij boshllëku janë dobësitë e tyre dhe, në krye të këtyre dobësive, vijnë dobësia për t’u dukur mbi atë se ç’jemi dhe dobësia për t’iu hyrë pritjeve shumë kate mbi kapacitetin tonë. Është pikërisht kjo dobësi e dyfishtë që bëhen përpjekje për ta mbushur me një sërë vlerash shkencore dhe fetare të pranuara si të shenjta nga ndërgjegjja e përgjithshme. Më saktë, prej disave, feja kërkohet të përdoret pikërisht si një lëndë mbushëse për të mbushur boshllëqet e veta. Arma më e fuqishme e lidhur fort pas të vërtetës e ndërgjegjes përballë një dobësie njerëzore të tillë është pasioni për të vërtetën dhe dashuria për dijen dhe shkencën.

Sigurisht, nëse ka një eliksir që të fshijë myshkun e mendjeve të dukura si të ditura dhendryshkun e mendimeve të dukura si përkrahëse të fesë, ai është, pa dyshim, dashuria pasionante për Allahun, dashuria për të gjithë qenien si rrjedhojë e dashurisë për Të dhe pasioni për të vërtetën. Kur zemrat të marrin vrull me pasion dhe shpirtrat të ngrihen kas me dashuri, të gjitha boshllëqet dhe dobësitë njerëzore ose bëhen pluhur e hi ose shndërrohen në eliksir, në pije jetëdhënëse!

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message