Xhihadi me llojet ose aspektet e tij si i madh ose i vogël

Home » Albanian (Shqip) » Jeta » Artikuj të përzgjedhur nga Fethullah Gylen » Xhihadi me llojet ose aspektet e tij si i madh ose i vogël

Xhihadi është një nga subjektet më të keqkuptuara nga perëndimorët dhe muslimanët. Fethullah Gylen e analizon këtë çështje në librin e tij I’la-yi Kelimetullah veya Cihad (Lartësim i emrit Allah: Xhihad) dhe i jep përgjigje një pyetjeje specifike. Artikujt në vazhdim na japin pikëpamjen e tij për këtë çështje.

Ç’është Xhihadi?

E rrjedhur nga rrënja xh-h-d, fjala xhihad do të thotë shkrirja e të gjithë forcave si edhe lëvizja drejt një objektivi me të gjitha aftësitë dhe fuqitë dhe qëndresa ndaj çdo vështirësie.

Xhihadi fiton një cilësi të veçantë me ardhjen në Islam: përpjekje në udhën e Zotit. Ky është kuptimi që përgjithësisht vjen në mendje sot. Kjo përpjekje zhvillohet në frontin e brendshëm dhe në frontin e jashtëm. Fronti i brendshëm tek një njeri mund të përshkruhet si përpjekje për të fituar esencën e tij, ndërsa fronti i jashtëm si procesi i mundësimit të një personi tjetër për të arritur esencën e tij ose të saj. I pari është xhihadi i madh, ndërsa i dyti është xhihadi i vogël. I pari është bazuar në kapërcimin e pengesave ndërmjet vetvetes dhe esencës së saj, dhe arritjen e njohurive të shpirtit dhe, në fund të fundit, të njohurive hyjnore, dashurisë hyjnore dhe lumturisë shpirtërore. I dyti është bazuar në zhdukjen e pengesave midis njerëzve dhe besimit kështu që njerëzit të mund të zgjedhin lirisht rrugën e tyre.

Llojet e xhihadit

Xhihadi i vogël nuk nënkupton luftën vetëm në fushën e betejës. Në të vërtetë xhihadi i vogël ka një kuptim dhe aplikim aq të gjerë sa që një fjalë apo heshtje, një qëndrim i vrenjtur apo një buzëqeshje, largimi apo pjesëmarrja në tubim – më shkurt, gjithçka e bërë për hir të Zotit – dhe disiplinimi i dashurisë dhe zemërimit në përputhje me pëlqimin e Tij, të gjitha këto janë përfshirë në të. Në këtë mënyrë, të gjitha përpjekjet që bëhen për të reformuar shoqërinë dhe popullin janë pjesë e xhihadit, ashtu si çdo përpjekje e ndërmarrë për familjen, të afërmit, fqinjët dhe fenë tuaj.

Në një sens, xhihadi i vogël është material. Xhihadi i madh ndonëse është drejtuar në frontin shpirtëror, është luftë me botën dhe egon (nefsin) tonë të brendshme. Kur të dy xhihadet janë zbatuar në mënyrë të suksesshme, është vënë ekuilibri i dëshiruar. Nëse mungon njëri prej tyre, kjo balancë është shkatërruar. Besimtarët gjejnë paqe dhe vitalitet në një xhihad të tillë të ekuilibruar.

Siç janë shumë rrugë për te Zoti, ashtu janë edhe krijesat. Zoti i drejton ata që luftojnë për hir të tij, të shpëtojnë në një apo më shumë prej këtyre rrugëve. Ai hap çdo rrugë për mirësinë dhe e mbron atë nga rrugët e së keqes. Gjithsecili që gjen rrugën e Tij, ka gjetur rrugën e mesme. Po ashtu siç këta njerëz ndjekin një rrugë të mesme në lidhje me zemërimin, inteligjencën dhe lakminë, gjithashtu ata ndjekin një rrugë të mesme në lidhje me xhihadin dhe adhurimin. Kjo do të thotë që Zoti e ka drejtuar njerëzimin në rrugën e shpëtimit.

Xhihadi i vogël është përmbushja jonë aktive e urdhërave të Zotit ndërsa xhihadi i madh është shpallja e luftës kundër egos sonë destruktive, emocioneve dhe mendimeve negative (shpirtligësisë, urrejtjes, zilisë, egoizmit, mburrjes, arrogancës dhe pompozitetit), të cilat na pengojnë për të arritur përsosmërinë. Ky xhihad shumë i vështirë dhe i mundimshëm është thirrje për xhihadin e madh.

Ata që dështojnë në xhihadin e madh, do të dështojnë edhe në xhihadin e vogël.

Aishja tregon:

Një natë i Dërguari i Zotit më pyeti: "Aishe, a mundem ta kaloj këtë natë me Zotin tim?" (Ai ishte aq xhentil sa të kërkonte leje edhe për një gjë të tillë. Fisnikëria dhe përsosja ishin

aspektet më të rëndësishme të thellësisë së tij). Unë u përgjigja: "O i Dërguari i Zotit, unë dëshiroj të jem me ty, por nuk e di çfarë të pëlqen më tepër!" Profeti mori abdes dhe filloi lutjen.

Ai recitoi: Krijimi i qiejve dhe tokës, alternimi i ditës dhe natës janë në të vërtetë shenja për popujt që kuptojnë (3:190). Pasi recitoi këtë ajet, ai derdhi lot deri në mëngjes![1]

Kjo ngjarje tregon thellësinë e brendshme dhe xhihadin e madh të Profetit tonë.

Xhihadi është një balancë për mposhtjen e brendshme dhe të jashtme. Arritja e përsosmërisë shpirtërore dhe ndihma për të tjerët për të ardhur në të njëjtin nivel kanë një rëndësi shumë të madhe.

Arritja e përsosmërisë së brendshme është xhihadi i madh, kurse ndihma për të tjerët për ta arritur atë është xhihadi i vogël. Kur ju i veçoni nga njëri-tjetri, xhihadi nuk është më xhihad. Plogështia lind nga njëra dhe anarkia, nga tjetra. Sa të lumtur janë ata që kërkojnë një rrugë për të shpëtuar të tjerët aq sa ç’kërkojnë për veten e vet! Dhe sa të lumtur janë ata që kujtohen për të shpëtuar veten ndërsa shpëtojnë të tjerët!


[1] Ibni Kethir, Tefsir (Al-i Imran, 190).

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message