Shumë njerëzve Zoti u ka dhënë makina, apartamente, mall, pasuri, nder, shokë e miq, famë e popullaritet. Kurse disa të tjerëve u ka dhënë varfëri, mjerime, fatkeqësi. A mos vallë këta të dytët janë shumë të këqinj, apo Zoti i do shumë ata të parët?

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Lëkundjet që solli shekulli-1 » Kaderi » Shumë njerëzve Zoti u ka dhënë makina, apartamente, mall, pasuri, nder, shokë e miq, famë e popullaritet. Kurse disa të tjerëve u ka dhënë varfëri, mjerime, fatkeqësi. A mos vallë këta të dytët janë shumë të këqinj, apo Zoti i do shumë ata të parët?

Një pyetje e tillë mund të bëhet vetëm më qëllim për të mësuar. Ndryshe të çon në mëkat. Në fakt, këtë pyetje duhet ta bëjë edhe një njeri që e ka një hall.

Zoti, kujt të dojë i jep kalë, makinë, apartament, han, hamam, taksi dhe, kujt të dojë, varfëri e nevojtari. Por, në të gjitha këto, nuk duhet të mohohen edhe disa shkaqe që e kanë burimin te familja dhe faktorë të tjerë. Për shembull, ashtu siç nuk mund të mohohet zgjuarësia dhe aftësia e dikujt për të fituar pasuri, ashtu edhe nuk mund të mohohet që, për të fituar, është kusht që të njihen rrugët e fitimit në vartësi të kushteve të kohës. Krahas kësaj, Zoti, megjithëse disa njerëz i tregon dinjitozë, prapëseprapë nuk i bën të pasur. Në një porosi profetike shprehet mendimi se Allahu dëshiron që dikujt t’i japë pasuri e, dikujt, dituri, gjë që është mjaft kuptimplote lidhur me karakterin e pyetjes së bërë…

Nga një anë tjetër, malli dhe pasuria s’duhet të konsiderohen patjetër si diçka e mbarë e dobiprurëse. Po, Zoti ua plotëson kërkesën disave me pasuri dhe kënaqësi e lumturi tokësore, kurse disave, jo. Vetëm diçka: edhe dhënia, edhe mosdhënia e Zotit kanë në thelb mbarësi e dobi. Sepse, në se ti je një njeri i mirë dhe do ta përdorësh atë që do të të jepet, me vend, është e mbarë dhe e dobishme. Por, po qe se s’je njeri i mirë dhe je shmangur nga rruga, edhe dhënia, edhe mosdhënia e Zotit për ty s’do të përmbajnë mbarësi e dobi.

Po, po s’pate një orientim të caktuar, varfëria për ty është një pretekst për mohim e blasfemi, sepse të shtyn që të ngresh krye kundër Zotit dhe për çdo ditë të hapësh flamurin e revoltës kundër Tij. Prapë, në se nuk je në rrugë të drejtë dhe të mungon jeta ndiesore e shpirtërore, pasuria është për ty një bela dhe fatkeqësi.

Shumë njerëz gjer më sot e kanë humbur provën nën të cilën janë vënë me anë të pasurisë, që është shndërruar për ta në fatkeqësi. Sa e sa vetë ka që, megjithëse jetojnë në pasuri, në zemrat e tyre, për shkak të mosmirënjohjes, nuk ndihet as shenja më e vogël e dritës!

Për rrjedhojë, fakti që Zoti u ka dhënë këtyre pasuri, është për ta një nxitje në rrugën e tyre të mbrapshtë. Ata e kanë merituar një gjë të tillë, sepse, para së gjithash, kanë vrarë jetën e vet ndiesore dhe shpirtërore dhe i kanë degjeneruar aftësitë natyrore që u pati dhënë Zoti.

Në këtë mes, është me vend të shënojmë këto porosi të Profetit tonë (a.s.). “Mes jush ka të tillë që, kur ngrenë duart dhe i betohen Allahut, Allahu ua çon në vend betimet dhe kurrsesi s’i nxjerr gënjeshtarë. Bera Ibni Malik është njëri ndër ta.” Mirëpo Berai, i vëllai i Enesit, nuk kishte as për të ngrënë dhe as vend ku të flinte. Ai ushqehej sa për të mbajtur frymën gjallë. Ja, pra, ka sa e sa njerëz si Berai me pamje të mjerë që janë parë si njerëz të mëdhenj dhe madhështia e zemrës së të cilëve është vlerësuar me dritën e brendshme të tyre. Dhe këta janë njerëz të cilët, sipas fjalës së Profetit, janë karakterizuar si të tillë që, po të betohen, Allahu nuk do t’i nxjerrë gënjeshtarë.

Prandaj edhe në vetvete, as pasuria, as varfëria nuk duhen konsideruar mirësi apo fatkeqësi. Ndoshta, sipas vendit, varfëria mund të jetë një nga të mirat më të mëdha të Zotit për njeriun. Profeti (a.s.) e pati parapëlqyer në mënyrë të vullnetshme varfërinë. “Ema terda en tekune le humu’d-dunja ve lena’l-ahiretu, A nuk do që bota t’u mbetet atyre dhe përjetësia neve?” Me këto fjalë i qe drejtuar ai Hz. Omerit. Edhe Hz. Omeri vetë, në kohën kur pasuritë e botës derdheshin në thesarin e shtetit të tij, pati jetuar si njeri i varfër duke u ushqyer sa për të mbajtur frymën.

Por ka edhe varfëri të tillë që, Zoti na ruajttë, është shmangia nga rruga e drejtë dhe blasfemia. Për shembull, po qe se fjalët e mësipërme s’do të dilnin nga goja e një besimtari me qëllim analize, por nga goja e një mosmirënjohësi, ky njeri që do të shprehte ankim ndaj të mirave të Zotit, do të bëhej mohues.

Për sa u fol, do të thotë se varfëria është, sipas vendit, diku e mirë, diku pushtet. Çështja themelore është besnikëria në zemër. Ja disa shprehje të kësaj:

O Zot, e pranoj çdo gjë që do të më vinte prej Teje!
Më pëlqen ç’të më vijë prej Teje, kaftan a qefin;
Trëndafil i freskët a gjemb, favor a mjerim…

Në Anadollin lindor thonë kështu: “Prej Teje, edhe kjo e mirë, dhe ajo e mirë…

Edhe sikur të veshë kaftan, edhe sikur të dojë të notojë në pasuri, për sa kohë që të jetë bashkë me Zotin, njeriu do të jetë i nderuar dhe i lumtur. Por, po të mos ketë lidhje me Zotin, edhe kjo botë, edhe bota tjetër disfatë do të jenë për atë të varfër. Po ashtu, i pasuri që s’është bashkë me Zotin, edhe në se në këtë botë duket në pamje i lumtur, në përfundim do të pësojë një disfatë të rëndë.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message