Prindër dhe fëmijë

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Nga Fara te Lisi » Familja » Prindër dhe fëmijë

Kur e shohim këtë çështje nën dritën e teksteve të shenj­ta,[1] shohim se Kur’ani dëshiron që personat që Allahu i do, do t’i dojë e do të jetë i kënaqur me ta, të jenë shumë. Në të vërtetë, edhe të gjithë profetët, të urtët dhe njerëzit e tjerë të pëlqyer kanë dëshiruar shtimin e brezave të pastër dhe kanë zhvilluar sisteme në këtë drejtim.

Lutjen dhe përgjërimin me ndjenjat më të sinqerta të profetit Zekeria drejtuar Allahut, Kur’ani e përshkruan kë­shtu në suren Al-i Imran:

“Aty Zekeria iu lut Zotit: “Zoti im, më fal mua një pasar­dhës të pastër! Pa dyshim, Ti e dëgjon lutjen ashtu siç du­het!” (Kur’a­ni, Al-i Imran, 3/38)

Po ta vëmë re me kujdes, profeti Zekeria nuk kërkoi ve­tëm një pasardhës çfarëdo, por “të pastër”! Ai donte të tho­shte: “Më fal një pasardhës të pastër që ta bëjë Allahun të kënaqur, Pro­fetin, me pëlqim, të atin, të lumtur e që të bë­het një element i rëndësishëm mes shoqërisë!” Edhe Hz. Ib­rahimi me të birin, Hz. Ismailin, kur po ndërtonin Qaben, i luteshin Zotit kështu:

“Zoti ynë! Na bëj ne nga ata që të binden Ty! Nxirr prej brezit tonë një bashkësi të bindur ndaj Teje, …., na trego sesi duhet të të falemi Ty dhe na i prano pendimet se vetëm Ti je pranues i pendimeve dhe mëshirues i madh!” (Kur’ani, Bakara, 2/128)

Pastaj, fakti që ndër pasardhësit e tyre, krahas shumë pro­fe­tëve e qindra prijësve shpirtërorë, doli faqja e bardhë e njerë­zimit, Hz. Muhammedi (s.a.s.), është shprehje e prani­mit të kësaj lutjeje të rëndësishme. Në mënyrë të veçantë, të gjithë njerëzit e shquar të ummetit, bashkësisë islame, gjithë po kështu janë lutur dhe kanë kërkuar nga Allahu breza pa­sardhësish të pastër e të mirë.

“(Dhe ata robtë) thonë: “Zoti ynë, falna ne bashkëshorte që të na i ndriçojnë sytë dhe bëna ne prijës të të devot­shmëve!” (Kur’ani, Furkan, 25/74)

Si këta, edhe në tekste të tjera të shenjta mund të vërehet se kërkohen breza të pastër si fryte të krijimit të familjes. Po, në të gjitha këto lutje është tërhequr vëmendja mbi breza të pas­tër, të pafajshëm, të pamëkatë, besimtarë e të bindur. Atëherë, çështja nuk qëndron te sasia e personave që do të dalin dhe rriten në shtëpitë tona, por thellësia e tyre cilësore si dhe pra­nueshmëria e tyre në lartësinë e Allahut. Arritja e kësaj pranueshmërie duhet të ketë rrugë dhe metoda të caktuara.

Dhe tani dëshirojmë të hedhim një vështrim të shkurtër mbi disa prej tyre.


[1] Në origjinal, nass (arab.), dogma, tekstet e shenjta që përbëjnë dog­mën, si Kur’ani dhe hadithet, porositë profetike.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message