Vullnetet e lartë dhe karakteret e lartë, edhe sikur të shkrihen dhjetra herë nëpër kazanë e të futen dhjetra herë në kallëpe të ndryshëm, prapë s’kanë për të humbur gjë nga vetvetja dhe kanë për ta mbrojtur esencën e vet. Po ç’duhet t’u themi atyre krijesave të pavullnet që ndërrojnë disa herë në ditë rrugë dhe mendim?
DIALOGU DHE SAKRIFICA
Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…