Maturia është një qëndrim me rëndësi përballë mundësive të dëmtimit në një punë ose hap, një qëndrim me vlerë për të mos rënë në qarje e rënkime në fatkeqësi. Ka sa e sa iniciatorë që, për shkak të mospërgatitjeve paraprake të duhura, në fund ose përplasin pëllëmbët pas gjunjëve, ose i hedhin gurë fatit. Kështu, ata bëjnë dy gabime: e para se nuk marrin masat e duhura, e dyta, se, pastaj, kritikojnë fatin!

***

Sa i madh të jetë rezultati i vënë si synim në një iniciativë apo hap, po aq i rëndësishëm është edhe respektimi i masave që duken të domosdoshme për atë qëllim. Për rrjedhojë, po qe se një person nuk e rregullon punën duke llogaritur edhe fitimet me humbjet në atë masë sa ç’është përgjegjësia që ka marrë përsipër, ai është ose një aventurier, ose një trashaman naiv. Hapi i bërë prej kokëtrashëve të tillë është më i dëmshëm se pasiviteti i tyre!

***

Masat dhe maturia janë një kapital i madh për njeriun në përpjekjet për të arritur atë që shpreson. Kurse plogështia ose nënvleftësimi më i vogël që tregohet në këtë drejtim, është një nga gabimet e mëdha që në përfundim bëhet shkak për fajësime. Njeriu i mençur është ai që pa dalë ende në shesh të metat e mundshme, gjen zgjidhje për t’i mënjanuar ato dhe i vë gjërat nëpër vendet e veta. Të parët tanë kanë thënë: “Duhet ta kapësh hajdutin para se të të kapë ai ty!” Ndryshe, do të rrish e të fajësosh sa hajdutin, sa fatin!..

***

Çdo punë njeriu duhet ta nisë me një plan dhe masa paraprake. Kurse, si përfundim, duhet pa tjetër të ruhet prej gjërave që nuk premtojnë ndonjë vlerë dhe dobi materiale-shpirtërore. Çdo iniciativë e marrë pa i pasur parasysh të gjitha këto, është një kotësi dhe preokupimi me kotësi është provë e papjekurisë mendore dhe fëmijërisë së personit.

***

Forcën dhe vlerën e vet, njeriu e provon dhe e vë në shesh me anë të sukseseve të arritura përmes provash të vështira dhe kushtesh të papërshtatshme. Kurse suksesi në shërbimin e kryer në kushte të rënda varet para së gjithash prej hartimit të një plani dhe, pastaj, veprimit sipas tij. Sipas kësaj, forca dhe vlera e një njeriu është në përpjestim të drejtë me sukseset e tij, kurse sukseset, me vendimet e marra para iniciativave.

***

Ashtu si maturia është krejt e ndryshme prej frikës dhe ngurrimit për të vepruar, ashtu edhe veprimet e pakontrolluara s’kanë asnjë lloj lidhjeje me guximin dhe trimërinë. Ndërkaq, teprimi në maturi mund të sjellë disa dëme, por këto pa diskutim që janë lokale dhe të riparueshme. Kurse veprimet spontane dhe sjelljet donkishoteske të atyre që e quajnë mungesën e maturisë dhe kontrollit trimëri, janë kurdoherë të rrezikshme e të dëmshme në mënyrë të pariparueshme!

***

Ashtu si çdo shprehi e keqe, edhe dalja për gjuetinë e masave po me shpirtin e masës që është thjesht një gënjeshtër e mashtrim, është ndër gjërat që na ka lënë si dhuratë Perëndimi. Edhe nëse sipas atyre që e kanë bërë të vetën këtë ide të çalë e të pafisme, çukitjet mbi lëvozhgën e vezës duken normale, sipas nesh, çdo çështje kombëtare duhet të lëvizë përmes durimit dhe heshtjes së një midhjeje margaritari, nëpër një linjë të përshtatshme me gjendjen e mundimshme por të pazë të midhjeve të margaritarëve të fshehura në skajet më të heshtura të fundit të detit.

***

Vlera e lartë e njeriut para Zotit matet me vlerën e përpjekjeve të tij, kurse shenja më e qartë e vlerës së lartë të përpjekjes është te flijimi i kënaqësive dhe i lumturisë personale në emër të lumturisë dhe kënaqësive të të tjerëve. S’e di, a mund të përfytyrohet për njeriun sakrificë më e madhe se nëpërkëmbja e dinjitetit dhe nderit personal për hir të të mirës së shoqërisë, se aftësia për të duruar duke gëlltitur zemërimin edhe atje ku duhet bërtitur me të madhe dhe se prangimi i dëshirave vetiake gjithkund ku bëhet fjalë për lumturinë personale?

***

Ashtu siç është mungesë mençurie t’i shohësh të gjitha sukseset e ushtrive fitimtare te guximi për të sulmuar dhe të mos u kushtosh rëndësi planeve ushtarake, po ashtu është mendjetrashësi t’i lidhësh të gjitha fitoret me guximin për guxim duke mos u dhënë vlerë masave paraprake.

***

Edhe iniciativat, ashtu si masat, janë nga një ftesë paraqitur favorit hyjnor dhe, në të njëjtën kohë, identitet i dy fytyrave të një të vërtete. E meta e shfaqur në njërën prej këtyre mund t’i japë shkas shpesh ndërprerjes së favorit dhe, për rrjedhojë, mossuksesit. Kurse rruga dhe ecja pa të meta e defekte është e mundur kurdoherë me anë të parashikimit. Lum për ata që e kuptojnë këtë!

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message