Ndjenja dhe Nijimi

Ndjenjë dhe ndijim do të thotë rrokje nga njeriu e gjërave që hyjnë në nivelin
njohës dhe përceptues të tij të brendshëm e të jashtëm, domethënë konceptim me anë
të shqisave të brendshme e të jashtme; kështu, ai që arrin të rrokë disa ose shumë gjëra në të njëjtën kohë, quhet "i
ndjeshëm".

***

Mendja është forma konceptuese e trurit, kurse ndërgjegjja, e shpirtit. Po qe
se të parën do ta përkufizonim "njohje", të dytën do të ishte e përshtatshme ta
quanim "ndjerje". Nisur nga kjo, kurrsesi nuk mund të mendohet që personat mendjetrashë e ndërgjegjevdekur ta ndiejnë dhe
përjetojnë ekzistencën si dhe t'i njohin dhe kuptojnë gjërat që ndodhin brenda saj!

***

Nga aspekti filozofik, ndjenja është ndërgjegjja, mekanizmi njohës vetiak i shpirtit.
Kështu, njeriu i pandjenjë, në një kuptim, është i pandërgjegje, kurse njeriu i
pandërgjegje, në një kuptim, është i pandjenjë!

***

Në një kuptim më të hollë, ndjenja është kuptimi diferencues, me anë të një mekanizmi
të brendshëm, i të mirës dhe të bukurës nga e keqja dhe e shëmtuara dhe në këtë
rrugë mund të dalin në pah shumë karakteristika njerëzore. Për shembull, pasi ta kemi zënë rob armikun, ne vendosim
për vrasjen ose faljen e tij më shumë me ndjenjë se sa me arsye. Po ashtu për një
person që na ka njollosur nderin: ta njollosim edhe ne atë, apo të sillemi njerëzisht ndaj tij!

***

Ndjenja edukohet dhe zhvillohet me urtësi. Kurse filozofia materialiste e qorron
ndjenjën dhe e shuan. Prandaj ndodh që ata që e trajtojnë një çështje duke e mbështetur
në arsyen, asnjëherë nuk munden ta njohin botën e ndriçuar të ndjenjës.

***

Ndjenja e drejtë kërkon një ndjeshmëri të pacen, të pamëri. Kështu, ndjeshmëria
e plotë dhe e vërtetë lind prej një ndjenje të plotë e të vërtetë!

***

Të gjitha fitoret e të pandjenjëve e të të pandërgjegjshmëve janë krejtësisht
fitore kafshërore si dhe nga një varg shëmtish më vete, ashtu që teprimi në aspektin
material dhe egoistik finalizohet me thyerje shpirtërore dhe me paralizimin e mekanizmit ndërgjegjësor.

***

Ata që i ndjejnë në ndërgjegje dhimbjen dhe ankthin e fatkeqësive të rëna mbi
fenë, atdheun dhe kombin, janë ca shpirtra të lartë me botë të brendshme të ndjeshme
të cilët nuk druhen ta flijojnë me gjithë dëshirë edhe jetën për këto vlera të larta të cilave ua kanë falur zemrën.
Sa për personat e pandjenjë, edhe sikur të shpenzojnë shumë fjalë për flijimin,
nuk u mjafton fuqia për të bërë edhe më të paktën prej gjërave që zënë në gojë…

***

Prania te njeriu, edhe në dëm të vetes, e vetive të larta si altruizmi, pra,
mendimi për tjetrin para vetes, jetesa për tjetrin, marrja pjesë në gëzimet dhe
hidhërimet e tjetrit, që janë secila vlera më vete, rrjedhin nga prania tek ai e ndjeshmërisë shpirtërore të lartë. Kurse
te njerëzit të privuar krejtësisht nga një pasuri e tillë ndiesore, është krejtësisht
e pamundur të shohësh jo më tërësinë e këtyre vlerave, por as edhe njërën prej tyre! Sa për gjërat si virtyte apo
burrëri të dukura në njerëz të tillë, ato u ngjajnë më shumë mërmëritjes nga dikush
të një pjese të kompozuar nga dikush tjetër…

***

Përparimi dhe lartësimi i një kombi varet nga uniteti ndiesor dhe thellësia emocionale
e individëve të tij të cilët, nëse kanë botë shpirtërore të thellë, e flijojnë pa
iu trembur syri çdo gjë që kanë në dorë për hir të ideve dhe kauzës së vet, kurse, kur mbeten të pashpresë, vuajnë
e treten si qiri…

***

Shkalla më e lartë e ndjenjës është një emfazë e ndezur e shfaqur kur dhunohen
vlerat fetare e kombëtare, e cila i dridh shpirtrat e ndjeshëm si një ethe e i hedh
përpjetë. Kësaj ne mund t'i themi edhe atdhedashuri e zjarrtë.

***

Atdhedashuria është vuajtje e përpëlitje e një shpirti në atë vend ku vlerat
janë shembur e kthyer përmbys dhe janë këto vuajtje e përpëlitje si veçoria më e
dallueshme që i ndan nga njëri-tjetri njeriun e vërtetë nga qenia me trajtë njeriu.Të gjitha kokat e vuajtura, nga Shpirti
më i Lartë që ndodhet në majë[1]
e gjer në të vuajturit e ditëve tona, kanë vuajtur e rënkuar, vuajnë e rënkojnë nën ethet e kësaj sëmundjeje duke rënë e ngritur
e duke u përsjellë maleve, shpellave e varrezave… Sipas meje, ata që kanë krijuar
epokat më të shkëlqyera të historisë, janë pikërisht këta heronj të ndjenjës dhe atdhedashurisë!


[1] Eshtë fjala për profetin Muhammed.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message