Parashikimi

“Parashikim” i thuhet konceptimit të plotë e gjithëpërfshirës të specifikave që përbëjnë fundament për të parë e parandjerë, për të ditur e vlerësuar me anë të diturisë, përvojës dhe dritës së aftësisë konceptuese. Dhe, nëse njeriu parashikues sipas këtij kuptimi, është i hapur edhe për botët përtej, ai është bërë, më në fund, një njeri i së vërtetës, një hero i shpirtërores, i vendosur për t’u bërë i përsosur!

***

Mendja (arsyeja) është një burim i rëndësishëm diturie, kurse parashikimi, një burim serioz kulture. Eshtë mjaft e vështirë, madje e pamundur që njeriu me arsye por pa aftësi parashikuese të arrijë diku me ato që di edhe nëse di shumë gjëra dhe kupton nga shumë gjëra!

***

Po qe se parashikimi është konceptimi i një gjëje ashtu siç është ose afër asaj që është, çdo njeri i mençur (me arsye) mund të mos quhet i aftë për të parashikuar.

***

Në kundërshtim me dukjen shpesh të dyshimit, lëkundjes dhe pavendosmërisë te mendja e paaftë për të parashikuar, klima e parashikimit është gjithmonë e ngrohtë, e butë, e vendosur dhe e sigurtë.

***

Mendja dhe mendimi janë niveli i fundit konceptual i trurit, kurse parashikimi është shkalla e parë njohëse e shpirtit, ndërkaq që kulmi i tij është urtësia, për çka edhe Kur’ani, duke thënë “Ai që i është dhënë urtësia, quhet se ka arritur shumë dobi”, e nxjerr në pah këtë të vërtetë!

***

Ata që e shohin qenien vetëm me sy, mund ta rrokin atë vetëm sa e lejojnë përmasat përfshirëse të shikimit. Ata që e hulumtojnë cep më cep materien me anë të aftësisë parashikuese, ashtu siç mbledhin bletët nektarin lule më lule, mund të nxjerrin kuptime të reja nga çdo gjë!

***

Syri rrok formën, fytyrën dhe vendin që zënë në hapësirë njerëzit që sheh. Përtej këtyre, parashikimi rrok te ata edhe gjëra të tilla si morali, virtytet dhe niveli cilësor shpirtëror.

***

Sytë i shohin materien dhe dukuritë me fytyrën e jashtme dhe aspektet e tyre lëndore, kurse parashikimi i sheh, i njeh dhe i koncepton edhe me aspektet e tyre të brendshme si përmbajtja, dobia, qëllimi përfundimtar dhe urtësia!

***

Parashikim nuk do të thotë mendje as edhe mendim. Ndërsa mendimi është fryt i mendjes, parashikimi është një aftësi hyjnore shumë përtej mendimit!

***

Gjëja që e dallon njeriun prej kafshëve, është vetëdija, parashikimi dhe, më tej, meritimi i frymëzimit dhe urtësisë. Ata që janë të privuar nga këto dhunti, quhen se nuk kanë arritur dot në pikën e fundit ku duhet të ndodhen sido që të paraqiten në pamjen e jashtme!

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message